3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Planeti ynë po humbet ngjyrën e gjelbër

Më të lexuarat

Procesi i prerjes së pyjeve në epokën e industrializimit ka arritur përmasa kërcënuese, me të vërtetë alarmante. Në fund të shekullit të kaluar ambientalistët dhe shkencëtarët u kanë rënë me forcë kambanave të alarmit, por deri më tani nuk është arritur ndonjë kthesë pozitive në situatën e krijuar.
Nga 87 milionë kilometra katrorë sipërfaqe masivesh pyjore për 12 vitet e fundit në planet janë zhdukur një milion e gjysmë. Nëse do të vazhdojë shpyllëzimi me ritme të tilla pas disa shekujsh në Tokë nuk do të mbetet më asnjë pemë. Por njerëzimi me propabilitet të madh mund të mos e shohë këtë. Pasi me reduktimin e sipërfaqes së pyjeve në atmosferë do të ketë më pak oksigjen, më shumë dioksid karboni, klima si rrjedhojë do të ndryshojë. Popullsia e planetit ka shumë të ngjarë të mos i mbijetojë dot ndryshimeve të tilla.

Aktualisht pothuajse kudo ka programe qeveritare të drejtuara për ripërtëritjen dhe ruajtjen e pyjeve. Diku ato punojnë në mënyrë mjaft të suksesshme. Për shembull, Brazili tani pozicionohet në vendin e parë përkatësisht hapave të ndërmarrë për minimizimin e shkallës së humbjes së pyjeve. Ndërsa pozitën kryesuese në lidhje me ritmet e likuidimit të drurëve e zë Indonezia. Në Evropë tani po evidentohet njëfarë rritje e tokave pyjore.
Në Rusi vërtetë po asgjësohen sipërfaqe jashtëzakonisht të mëdha të masiveve pyjore.

Problemi konsiston në faktin se në terma ekonomikë më të leverdisshme janë pyjet halore. Por pishat dhe bredhat kanë rritje më të ngadalshme se sa llojet e drurëve gjethorë. Përveç kësaj, ndërsa pemët halore janë ende të vogla e të brishta, drurët gjethorë në fqinjësi me to, në kuptimin e plotë të fjalës, i mbysin ato me rritjen e tyre të vullshme. Kjo është veçanërisht e dukshme gjatë rigjenerimit natyror të pyjeve, vë në dukje eksperti rus për problemet e pylltarisë, Anatoli Petrov:

– Në vendin e prerjes së drurëve gjithmonë ka pyll, por fillimisht me pemë gjethore. Ndërsa pas 60 viteve ky pyll me dru gjethorë vetëvetiu zëvendësohet me halorë. Dhe ky është një proces i natyrshëm. Ekonomia është e interesuar në pyjet halore. Kurse për ekologjinë më i mirë është pylli me drurë gjethorë, sepse ata absorbojnë më mirë dioksidin e karbonit dhe çlirojnë më shumë oksigjen.
Prerjet industriale të drurëve mund të rregullohen, ndërsa zjarret pyjore apo invazionet e dëmtuesve është tepër e vështirë të mbahen nën kontroll. Kurse ato i shkaktojnë një dëm jo më të vogël mjedisit se sa aktiviteti njerëzor.
Për monitorimin e gjendjes reale të punëve me mbulesën e gjelbër të planetit do të ndihmojë harta interaktive globale e pyjeve, e cila është përpiluar nga shkencëtarët amerikanë. Bazuar në qindra e qindra fotografi, të bëra nga satelitët nga viti 2000 e deri në vitin 2012, mund të ndiqen ndryshimet e ndodhura në gjendjen e pyjeve të planetit. Përveç kësaj, harta lejon zbulimin e prerjeve ilegale në shkallë të gjerë të drurëve, çka është mjaft aktuale për shumë rajone të botës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit