4.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Planet e errëta të Vuçiç nëse Kosova fiton njohjen e plotë ndërkombëtare

Më të lexuarat

Stuhitë e pritshme ballkanike: luftë dhe krijim i Jugosllavisë së re…

Nga Stavros Tzimas, Kathimerini

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, është një udhëheqës i paparashikueshëm në një rajon vendimtar për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Në përpjekje për të mbajtur një qëndrim të ekuilibruar mes Perëndimit dhe Rusisë, ai ka përfituar për vite me radhë nga investimet evropiane dhe amerikane, krahas mbështetjes diplomatike nga Rusia (sidomos në lidhje me Kosovën) por edhe ndihmës në sektorin energjetik.

Atij i pëlqen të mburret për këto arritje dhe arsyet janë të dukshme. Si Rusia ashtu edhe Perëndimi po sillen me kujdes, duke shmangur veprimet që mund ta hedhin Serbinë në krahët e rivalit të tyre. Roli kryesor i Serbisë në ruajtjen e ekuilibrit të gadishullit ballkanik, është një realitet të cilin Vuçiç e ka shfrytëzuar me shumë mjeshtëri. Megjithatë, konflikti në Ukrainë dhe frika e përhapjes së tij, kanë ushtruar një presion të jashtëzakonshëm mbi të. Për motive gjeostrategjike, Shtetet e Bashkuara po e mbështesin njohjen ndërkombëtare të Kosovës si shtet. Nëse kjo qasje ka sukses, Serbia do të përballej edhe de jure me ndarjen e një pjese të saj, duke humbur atë që e cilëson si “zemra e saj historike”.

Zhvillimet e fundit, duke përfshirë propozimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës nga komisioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) (bazuar mbi një raport të eurodeputetes së partisë qeverisëse në Greqi, Nea Demokratia, Dora Bakojanis) dhe miratimin së afërmi nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e Rezolutës për masakrën e Srebrenicës të vitit 1995, e parashikuar për në 27 prill, e ka shqetësuar tej mase udhëheqjen serbe.

Vuçiç (duke i bërë jehonë ndjenjave të Vladimir Putinit në lidhje me Rusinë) ka paralajmëruar për “kërcënime ekzistenciale” me të cilat po përballet Serbia. Shumë analistë serbë i shohin zhvillimet e fundit si taktika tipike të përdorura për konsum të brendshëm politik.

Në rastin e shkëputjes përfundimtare të Kosovës, Beogradi duket i përgatitur të kundërpërgjigjet duke aktivizuar me gjasë një skenar që përfshin shkëputjen e Republikës Srpska nga Bosnje Hercegovina, me pëlqimin e heshtur ose të hapur të Rusisë, dhe duke kulmuar me krijimin e Jugosllavisë së Re, siç përshkruhet në një raport të gazetës italiane Europa Today.

Ky skenar mori shumë vrull pas një postimi të fundit në platformën X nga udhëheqësi pro-rus, serbo-boshnjaku Milorad Dodik, që shpalli hapur synimin e tij për të shkuar drejt pavarësisë së plotë për rajonet e kontrolluara nga serbët e Bosnjës: “Lamtumirë Bosnjë! Përgatitu për shkëputjen e  Republikës Srpska”, shkroi ai.

Madje Dodik specifikoi një datë, duke deklaruar se gjatë Asamblesë së Madhe të Pashkëve të Serbisë dhe Republikës Srpska më 5 dhe 6 maj “ne do të përgatisim një numër të madh vendimesh të rëndësishme dhe të dobishme për popullin tonë”. A ka gjasa të shohim zhvillime, të cilat mund të rrezikojnë potencialisht paqen në rajon?

Pas vendimit të fundit të këshillit të liderëve të BE-së për t’i dhënë Bosnjës statusin e kandidatit për në Bashkimin Evropian, unë ngrita pyetjen nëse evropianët ishin nxituar shumë me këtë hap, duke pasur parasysh gjendjen e pasigurt të vendit. Përgjigjja fshihet ndoshta tek argumentet që përmenda më lart.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit