3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

PLAKU I VARFER (Histori e vërtetë)

Më të lexuarat


Imam Taberiu e ka transmetuar historinë pasi e ka takuar vetë këtë plak.
Ishte 86 vjeç, Zoti i kish dhënë tre vajza e asnjë djalë. Kishte gruan në shtëpi dhe nënën e saj. Fukarallëku e kish lodhur tej mase. Kërkonte punë i ziu por kush e merrte një 86 vjeçar në punë?
Ishte Ramazan, të gjithë rendin të blinin ushqimet e iftarit. Veç i mjeri plak nuk mund të blinte asgjë..
Nuk qante aspak urinë e vetes, as pse i thahej goja për ujë e barku kish tre ditë pa futur gjë në gojë. Ai vuante më tepër urinë e vajzave të tij dhe dy plakave të mjera. Tre ditë ato kishin çelur iftar vetëm me ujë..
Sot gruaja i kish thënë: Dil more burrë, dil na bëj hall ndonjë ushqim se mbaruam. I shkreti nuk lypte. Ishte fisnik, vuante e dorën se shtrinte.
Kalonte nga furra e bukës, nuhaste erën e pogaçeve të pjekura e ngopej.. Por vazhdonte rrugën e zemra i qante për njerëzit që kish lënë në shtëpi.
….
Ashtu i dëshpëruar u ul diku në një cep rruge. Nuk kish më fuqi. Mosha dhe uria bënin të tyren. Agjërimi bënte të vetën.
Mbuloi kokën me fuar dhe nisi të qajë për fatin e tij. I thoshte Zotit: Ma merr jetën o Zot, e çmë duhet mua kjo dynja. Më merr pranë Teje. Aty do jem i qetë pa halle. Fëmijët e mi dhe familjen ta lej ty Amanet.
Kur më o Zot, kur do të më rehatosh. Më mirë mbuluar me dhe të zi se të kthehem prapa në shtëpi.
Çfarë tu çoj atyre të hanë. A nuk i sheh si janë rreckosur e tretur?
Nuk i bënin këmbët të kthehej. Ulur në pluhur ai vetëm qante fatin e tij..
Duke lëvizur këmbët në pluhur, diçka i prekën.. E luajti disa herë derisa doli në pah një litar. Nga kurioziteti e tërhoqi. Kur çtë shihte, litari mbante lidhur grykën e një qeseje me monedha. U drejtua menjëherë dhe nxitimthi e mori në duar. E tundi dhe dëgjoi tingëllimën e një grumbulli verdhushkash. E hapi pak dhe pa se kishte monedha floriri. E rrëmbeu në gji menjëherë dhe forcat i erdhën sikur ta kish zënë gjarpri.
E hapi prapë, u sigurua që ishte në realitet dhe jo ëndërr..
U ngrit dhe menjëherë shkoi në shtëpi. Rrugës mendoi: Këto nuk janë të miat. Ndonjë hallexhi ka humbur të gjithë pasurinë. Gjithsesi nuk janë të miat, mendoi.
Andaj vendosi ti fshihte diku në tokën e oborrit e të mos ia tregonte familjarëve. Kishte hall se ato do ta tundonin që ti merrte qoftë edhe pak prej tyre. Në fakt në rast nevoje, Zoti ka lejuar të hahet edhe mishi i derrit e jo më këto para ose një pjesë e tyre.
Pasi i numëroi, i dolën 1000 monedha floriri..Me paratë tona, jo më pak se 100 mijë euro.
Uria bënte të vetën. Por agjërimi i tij ishte më i fortë. Jo, tha nuk bëhet. Do kërkoj të Zotin.
Kur u fut në Xhami me të tjerët, dëgjoi një burrë që thërriste gati duke qarë: O vëllezër kush e ka gjetur një qese me 1000 flori brenda? Pasi thirri disa herë, më në fund plaku u ngrit dhe i tha: Do ishte mirë që personit që ti ka gjetur ti jepje 10 % si dhuratë. Edhe atij i bëje nder por edhe ti merrje 900 monedha floriri.
-Atij që mi gjen, tha i zoti i parave, shpërblimi i qoftë prej Zotit. Unë asgjë di jap.
Plaku heshti dhe u kthye për në shtëpi.
(Taberiu, atë kohë ishte 20 vjeç dhe akoma nuk njihej për dijetar. Ai tregon se e ndoqi plakun deri në shtëpinë e vet për të vërtetuar dyshimin e tij se ky ishte personi që i kish gjetur. Ai tregon se plaku jetonte në një kasolle të rrënuar diku në një nga lagjet e qytetit)
Edhe të nesërmen ndodhi e njëjta gje. Dhe plaku i tha të zotit të parave: Po të paktën 1 dinar ti jepje nuk do ish keq. (I shkreti kishte në mendje ti blente shumë ushqime familjarëve të tij. Të paktën ti ngopte një herë me bukë dhe pastaj le të vdiste). -Asgjë, tha tjetri.
Shpërblimin veç tek Zoti le ta ketë.
Në ditën e tretë plaku vendosi. Do tia jap tha. Zoti i di hallet e mia. Ai do të më shpërbleje. Mos këtu, Në Xhenet..
E mori të huajin me vete drejt shtëpisë së tij. U fut brenda, (dhe
Taberiu si çapkën kurioz kish kërkuar leje të hynte me ta dhe ata e pranuan si dëshmitar)
një mijë monedha floriri kokër më kokërr as më pak as më shumë.
I huaji mori paratë e tij dhe u tha:Allahu ua shpërbleftë, dhe iku..
(U çuditëm shumë me sjelljen e këtij harbuti, tregon Taberiu. Ai e pa gjendjen e kësaj familje dhe nuk la asgjë për ta.)
Të gjithë mbetën të shtangur. Plaku gruaja fëmijët e rreckosur që kurrë në jetë nuk kishin parë flori me sy të lirë. Gruas i rrodhën lotë nga sytë.
-Po tani? Ai shkoi..Tha gruaja me dorë në faqe..
Plaku duke zier përbrenda ia preu shkurt: Kemi Zotin, tha.
Futuni brenda tani, u dha urdhër..
Nuk kaloi shumë dhe burri i florinjve u kthye. Taberiu vazhdonte të rrinte i mpirë nga ajo që shihte dhe që nuk mendoi se do të ndodhte kështu.
Burri u kthye dhe i tha plakut: Këto para janë Amaneti i babait tim për mua. Më la 3 mijë dinarë floriri dhe më tha: Dy mijë mbaji për vete dhe një mijë do tia japësh njeriut më të varfër që do të gjesh. Të gjitha siç janë. Do tia ndryshosh jetën.
Ky ishte amaneti i babait tim, tha burri. Pastaj vazhdoi: Kërkova në qytet për njeriun më të varfër. Por si ty nuk gjeta askënd.
KËTO NJË MIJË DINARË JANË PËR TY. I KE DHURATË NGA BABAI IM..
Imam Et Taberi..


Tregoi: Tarik Suweidan
Përshtati në shqip: Eduart Thartori
(Ps: Gjendet si dorëshkrim nën titullin الهميان në Bibliotekën Egjiptiane me nr: 1558)
(mare nga Eduart Thartori.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit