6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Plaku i mençur – Ebu Derdaja

Më të lexuarat

Jusufi e pyeti babanë e tij: “Baba, më ke treguar njëherë për një plak, i cili kishte mbjellë një pemë, frutat e së cilës do të mund të hahen tek mbas 10 vjetëve?”

“Ah, ti sigurisht e ke fjalën për Ebu Derdanë. Po biri im, do të ta tregoj historinë e tij:

Ai ishte duke mbjellë një pemë, kur një djalosh i vogël e pyeti atë: “Pse o gjyshi im, po lodhesh e po e mbjell këtë pemë, e cila nuk sjell frute tek pas disa vjetëve e të cilat nuk do të mund t’i hash ti?“

Plaku i urtë Ebu Derdaja iu përgjigj djaloshit: “A nuk po hamë edhe ne sot fruta, të cilat i kanë mbjellë baballarët dhe gjyshërit tanë, e pse të mos e bëj edhe unë një gjë të tillë për nipërit e mi?”

Kujto biri im hadithin e Pejgamberit tonë të dashur, Muhamedit, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, i cili thotë:

”Nuk ka musliman që mbjell ndonjë pemë a farë, prej së cilës ha ndonjë shpend, njeri, kafshë a diç tjetër, e që të mos i llogaritet atij sadaka (lëmoshë).” (Muslimi)

“Shumë mirë”, – i përgjigjet Jusufi babait të tij – “Kur të ha nesër ndonjë mollë, do ta marr bërthamën e saj e do ta mbjell dhe do të kujdesem për atë pemë, derisa të rritet. Mjafton ta ngacmojë një zog mollën dhe unë do të fitoj sevape.”

“Po, insha-Allah” iu përgjigj babai Jusufit të vogël.

Përktheu dhe përshtati:

Hajret Beluli – Nxënës në Medresenë e Linzit (Austri)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit