-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Plagosen dy të rinj në veri të Mitrovicës

Më të lexuarat

Dy të rinj, të moshës 15 vjeç, njëri me përkatësi serbe e tjetri me pëkatësi gorane, janë goditur me thikë nga persona të panjohur për organet e rendit, në afërsi të shkollës teknike në veriun e Mitrovicës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për këtë rajon, Besim Hoti, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se viktimat e sulmit u kanë thënë hetuesve policorë se janë sulmuar prapa shpinës nga tre persona të panjohur.

“Policia e ka regjistruar rastin dhe ka iniciuar hetimet, por, tash për tash, kryerësit e këtij sulmi janë të panjohur për ne”, ka thënë Hoti.

Megjithatë, zyrtarët e policisë kanë shprehur dyshimin e tyre për mungesën e dëshmitarëve tjerë, për faktin se në vendin ku ka ndodhur ngjarja, në mesditë, qarkullimi i njerëzve është kryesisht i madh.
Të dy të plagosurit janë shtruar në spitalin e veriut të Mitrovicës dhe janë jashtë rrezikut për jetë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit