14.1 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Samsung Galaxy S4 ka ekranin më të mirë

Më të lexuarat

Ekranet e mëdha dhe të bukura janë shndërruar në identitetin e Samsung.

Të paktën kështu thuhet sipas ekspertëve të ekraneve të pajisjeve elektronike, DisplayMate, të cilët e kanë konfirmuar se ekrani i Samsung Galaxy S4 është më i madh por edhe më i mirë se çdo ekran tjetër i telefonave të mençur të cilët ekzistojnë në treg sot.

Sipas DisplayMate thuhet se Galaxy S4 sjell një përmirësim të dukshëm të ekranit, i cili paraqet një avancim të madh krahasuar me paraardhësin e tij, Samsung Galaxy S3, dhe kjo sipas tyre është një arsye e madhe për ta ndërruar këtë model, me gjeneratën e fundit të telefonit të Samsung.

DisplayMate thotë se i vetmi ekran i cili i afrohet atij të Galaxy S4 është ai i iPhone 5, i cili më herët ishte vërtetuar se është më i mirë se sa ai i S3, i cili bazohet në teknologjinë OLED.

Kompania e njejtë thotë se përmirësimet e reja të bëra në teknologjinë e Samsung, OLED, e bënë të fundit një konkurrent serioz të ndërfaqeve LCD të cilat përdoren në iPhone, dhe mbase këto dy teknologji në të ardhmen do ta përcaktojnë se kush do ta fitojë betejën në telefonat mobil dhe ekranet e tyre. /kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit