-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

PKK ka pushtuar qindra fshatra në veri të Irakut

Më të lexuarat

Izzet në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të Partisë Demokratike të Kurdistanit, ka vënë në dukje se prania e organizatës terroriste PKK në rajon shkakton humbje të jetës dhe të pronës

ERBIL (AA) – Kreu lokal i rajonit Soran në qytetin Erbil të Irakut, Kurmanc Izzet, ka bërë të ditur se organizata terroriste PKK ka pushtuar 650 fshatra në rajonet e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Izzet në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të Partisë Demokratike të Kurdistanit, ka vënë në dukje se prania e organizatës terroriste PKK në rajon shkakton humbje të jetës dhe të pronës.

“PKK-ja e cila që nga viti 1991 ka pushtuar 650 fshatra në rajonin Badinan në Duhok dhe në rajonet Sidekan dhe Mergesor duke penguar popullatën lokale që të shkojnë në fshatrat dhe shtëpitë e tyre nuk lejon që ata të mirëmbajnë ato territore. Pavarësisht paralajmërimeve ndaj organizatës e cila okupon pre 25 vitesh territoret e popullit ajo nuk pranon të largohet nga këto territore. Për shkak të pranisë së PKK-së natyrisht që këto rajone janë rajone konflikti. Prania e organizatës këtu shkakton humbje të mëdha duke vendosur në rrezik sigurinë e jetës dhe pronës së popullit tonë”, është shprehur Kurmanc Izzet.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit