-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Pjesëtari i Policisë së Serbisë është shqiptar, ai u rrit jetim!

Më të lexuarat

Fotoja pjesëtarit të Policisë së Serbisë në Preshevë i cili shihet teksa mban në dorë një fëmijë sirian, po bën xhiro në mediat botërore dhe rrjetet sociale.
Ndonëse mjetet e informimit në Serbi kanë propaganduar se pjesëtari i forcave të sigurisë është me nacionalitet serb, po del krejtësisht ndryshe. Ai është shqiptari nga Presheva, Rexhep Arifi, i cili poashtu është rritur jetim.

Gazeta beogradase “Telegraf.rs” në një shkrim e përshkruan policinë e shtetit të saj si humaniste, duke iu referuar policit shqiptar. “Kjo foto është provë e mëtejshme se populli serb brengoset për refugjatët të cilët po bredhin në rrugën për një jetë më të mirë”, shkruan ky medium.

Ndërkohë, gazeta “Zëri”, nga burime e saja, mëson se 34 vjeçari pati një jetë të vështirë. Ai ende pa mbushur një vjet i ndërroi jetë babai.

“Rexha qysh në muajin e parë të lindjes ka mbetur pa njërin prind. Babai i tij Rexhepi, ka ndërruar jetë në një aksident rrugor në Vjen të Austrisë”, thotë njëri prej familjarëve të tij.

Vlen të theksohet se Arifi është pjesë e policisë serbe që nga viti 2002.

Ndërkohë, fotografitë e publikuara ku shihet ai duke përqafur një refugjatë të vogël janë realizuar nga gazetarja e “BBC”, Manveen Rana e cila ditë më parë ka vizituar emigrantët në Preshevë. /Zëri/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit