6.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Pishtarë në raste konflikti

Më të lexuarat

Nga: Dr Selman Aude

Pishtarë në raste konflikti

Këto fjalë janë të përzgjedhura nga urtësia dhe eksperienca personale e jetës dhe nuk kam asnjë meritë përveç koleksionimit të tyre dhe riformulimit, aty ku ka nevojë. Ato janë pishtarë që na ndriçojnë mendjen kur gjendemi përballë vështirësive, sidomos atyre që kanë të bëjnë me mllefin që derdhim karshi njëri-tjetrit, me pretekstin e diversitetit të mendimeve, vizioneve dhe këndvështrimeve. Në fakt, këto mund të ishin një shans i vyer për të mos lejuar që çështja të shkojë në përçarje të rreshtave, konsumim të njëri-tjetrit, dobësim të vullnetit dhe demoralizim e pesimizëm të brezit të ri, nga ajo që shohin tek të rriturit.
Ahengun në pastë zanat i zoti i shtëpisë
Zanatin e kërcimit, ia ka dhënë vegjëlisë
1 – Unë nuk po përcjell një metodë shkencore, siç bëjnë disa ulema. Gjithçka që po bëj, është s e po flas sipas metodës time personale, e cila është falë kontributit dhe punës time dhe që mund të pranohet ose refuzohet.
2 – Përfshirja në  beteja, mund ti japë një farë kënaqësie të përkohshme luftëtarit, por ajo e privon nga rezultati që priste.
3 – Njeriu i dedikon të gjithë jetën një beteje, e cila përfundon pa fitore apo humbje.
Ai i dedikon të gjithë jetën një beteje, e cila përfundon me humbjen e tij.
I dedikon të gjithë jetën një beteje e cila përfundon me triumfin e tij, ndaj vëllait.
Beteja dhe fitorja e vërtetë, është ajo ndaj vetes!
“Kushdo që ruhet nga lakmia e vetvetes, me siguri që do të jetë fitues.” (Hashr, 9)
4 – Konflikti nxjerr me të ligën e vetes, ai nxjerr sheshit urrejtjen, zilinë, egoizmin, neverinë, mllefin dhe zemërimin, ai stimulon refuzimin e të vërtetës nëse ofrohet nga gjuha e kundërshtarit.
5 – Përvoja ime modeste thotë: Vartësia ndaj betejave dhe familjarizimi me to, është nga pengesat më të mëdha në rrugën e zhvillimit dhe përparimit. Shumica e betejave tona janë një makth i vërtetë.
6 – Më lavdëroi dhe më ngriti lart aq shumë, saqë as yjet nuk e meritojnë. Më shau dhe nuk la fjalë pa thënë, saqë as qentë nuk i identifikon me çfarë tha. Në fakt, unë e shoh veten nën vlerësimin e të parit dhe mbi poshtërimin e të dytit.
7 – Njerëzit që refuzojnë të falin ose e zvarrisin dhe e shtyjnë më tej faljen, në fakt, dëmtojnë veten e vet më shumë sesa dëmtojnë të tjerët. U duhet të durojnë dhe mbajnë mbi supe tensionin emocional që shoqëron urrejtjen dhe mllefin.
8 – Nëse nuk je në paqe, kjo do të thotë se ti e ke lënë pas dore dhe nuk e ke dashur, jo se dikush tjetër të ka privuar prej saj.
9 – Veshi shurdh është treguesi më i mirë i mendjes së mbyllur. Nëse nuk e ke mësuar veten të dëgjosh me kujdes dhe mençuri, nuk do i arrish rezultatet që synon.
10 – A e di përse të sulmojnë?
Sepse duan të luajnë me skuadrën fituese.
11 – Mund të mos i pëlqesh kushtet e vështira, por s’ke të drejtë aspak të refuzosh trajtimin dhe reagimin pozitiv ndaj tyre.
12 – Mund të ngazëllehesh teksa i demoralizon të tjerët duke ua publikuar gabimet dhe duke u kujtuar shkarjet. Por, kënaqësia do të ishte më e madhe, nëse do të fokusoheshe tek aspektet e fuqisë, kapaciteteve dhe arritjeve të tyre.
13 – Njeriu që e sheh veten në mënyrë pozitive, kërkon pozitiven dhe të mirën tek të tjerët.
14 – Bëhu një i suksesshëm konstruktiv, i cili prodhon të suksesshëm të tjerë, duke u nxjerrë në pah anët pozitive dhe mos u bëj kritiku i cili bën çmos që ti shkatërrojë!
15 – Nuk jam përgjegjës për mënyrën si më trajtojnë të tjerët, por jam për mënyrën si i trajtoj të tjerët. Nuk jam përgjegjës për veprat e tyre, por për reagimin tim.
1 6 – Mbeturina ka në çdo qytet, por s’ke përse i mbledh të gjitha në një karrocë, e mandej ti shëtisësh në të gjitha rrugët e qytetit që ti shohin njerëzit dhe tu shkaktojnë neveri për shkak të erës së keqe.
17 – Është gabim ta vendosësh dikë në një pozitë udhëheqjeje, me qëllimin e motivimit dhe stimulimit. Shumë mirë mund ta motivosh me diçka tjetër më të vogël!
18 – Kritika është një pasojë e domosdoshme për këdo që bën diçka që u intereson të tjerëve.
19 – Ata që eksplorojnë rrugën, e dinë mirë se duhet ca kohë para se njerëzit ta pranojnë guidën e tyre.
20 – Disa, e perceptojnë kritikën si dekonstruktive vetëm kur kritikohen, sakaq e konsiderojnë konstruktive vetëm kur kritikojnë.
21 – Skuadra e shpëtimit që përpiqen të shpëtojnë varkën, nuk kanë kohë të bezdisin kënd.
22 – Qëndrimi me njerëz të mençur, e minimizon efektin që ka kritika dekonstruktive tek ti, por edhe të mëson të heqësh dorë nga kritikomi i tepër i të tjerëve.
23 – Kur skifteri sulmohet nga tufat e sorrave, ai nuk hyn në luftë me ta. Gjithçka që bën, është fluturimi më lart, derisa sorrat bezdisëse të heqin dorë nga ideja e luftës dhe ta lënë rehat.
Është më mirë të fluturosh lart si skifteri dhe shqiponja, në vend që të zbresësh e të fryhesh si gjeli i detit.
24 – Gabimi i vetëm në jetën time, është gabimi i cili nuk kam mësuar asgjë prej tij.
25 – Nuk është e domosdoshme të fikësh dritat e të tjerëve, për të pasur dritë vetë.
26 – Rrënimi i dikujt dhe mbledhja e gabimeve të tij të pretenduara, për të lartësuar veten ,është egoizmi më i ulët.
27 – Nëse ndjen kënaqësi teksa kritikon të tjerët, është më mirë të heshtësh.
28 – Pyete veten: A pata sukses aty ku të tjerët kanë dështuar?
29 – Thotë një njeri i mençur:
Nëse bën diçka të mirë, do të gjesh njerëz që të akuzojnë për qëllime të fshehta.
Megjithatë, ti vazhdo e bëj mirë.
E mira që bëre sot, do të harrohet nesër.
Megjithatë, vazhdo e bëj mirë.
Amaneti dhe të qenit i hapur, do të ekspozojnë ndaj ofendimeve.
Megjithatë, ji i hapur dhe i besueshëm.
Mendimtarëve të mëdhenj dhe ideatorët të rrallë, mund tu refuzohen idetë nga njerëzit e rëndomtë dhe mendjengushtë.
Megjithatë, le të jetë procesi yt i të menduarit i madh.
Vitet që kalojmë në ndërtimin e diçkaje, mund të shembet sa hap e mbyll sytë.
Megjithatë, le të vazhdojmë të ndërtojmë.
Jepu njerëzve më të mirën e mundshme dhe do të zhgënjehesh.
Megjithatë, jepu më të mirën që mundesh.
30 – Gjithmonë ka një majë kulmore, me pamje të mrekullueshme, diçka që më pret ta mësoj.
Mos e mbush gotën time gjer në buzë.
Më lejo të bëj para.
Në rrugën e zhvillimit
Deri në çastin e fundit të jetës time!
 
Përktheu: Elmaz Fida
 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit