Shumë e thella Zacatón ndodhet në qytetin Aldama në verilindje të vendit të Tamaulipas, në Meksikë. Ajo është «pishina» natyrale më e thellë në botë me një thellësi që arrin deri në 339 metra. Pishina e ka marrë emrin, Zacatón, nga «ishulli lundrues» që lundron në sipërfaqen e saj i përbërë nga bima e Zacate, e cila zhvendoset nga një anë në tjetrën të ujit me anë të erës.
Më 1994 zhytësi Jim Bowden arriti të zhytej deri më 282 metra thellësi, thellësia me e madhe që është zhytur një person. Në atë zonë të gjerë ekzistojnë edhe 15 pellgje të cilët filluan të krijoheshin gjatë epokës së Pleistocene (epoka e pestë e Kohës Cenozoic, kohë gjeologjike e njohur si Periudha e Akullit), si rezultat i aktivitetit vullkanik nga poshtë. Zacatón tashmë konsiderohet si nga vendet më të famshme në botë duke mirë pritur turma të mëdha vizitorësh.
Nëse nuk mund të shkoni për ta vizituar nga afër shijoni bukurën e rrallë të pishinës natyrale më të thellë në botë.