3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Pijësi budist anti-islam në Burma, bën thirrje për krime ndaj muslimanëve

Më të lexuarat

Sot në mëngjes në internet është postuar një video-xhirim trishtues, në të cilin shihet se si policia vetëm shikon derisa budistët djegin një mysliman në rrugët e qytetit Meiktila. Incidenti ndodhi muajin e kaluar, kur si pasojë e konfliktit mes grupit të budistëve, që njihet si ‘Brigada 969’ dhe myslimanëve, u vranë të paktën 43 njerëz.

Në video-xhirimin e postuar sot, shihet sesi njeriu në agoni nga zjarri rrokulliset nëpër tokë, pasi që grumbulli i shfrenuar i njerëzve fillimisht e kishte djegur .

Trupi iu karbonizua, edhe pse në video-xhirim shihet se ai ende ishte i gjallë, sepse ende lëvizte. Turma e kishte rrethuar, përderisa policët vetëm shikonin, të pafuqishëm për të bërë diçka. Në një moment, dëgjohet një zë, derisa kërkon që dikush të sjellë ujë, përderisa një zë tjetër i kthen:

“Për të s’ka ujë. Le të vdes!”

Dhuna në qytetin Meiktila shpërtheu pas një zënke mes pronarit të një dyqani të argjendarisë me një myshteri.

Ndryshe, video-xhirimi u postua menjëherë pasi që organizata The Human Rights Watch (HRW) publikoi një raport, në të cilin thuhet se, pushteti në Mianmar, bashkë me pjesëtarët e bandave të përbëra nga pjesëtarët e popullatës Rakhina (Arakanët), gjatë fushatave për spastrimin etnik të myslimanëve nga ky vend, po kryejnë krime kundër njerëzimit.

Kleriku budist, Ashin Wirattu, pranoi ese gjatë trazirave kishte qëndruar në Meiktila, megjithëse insistoi se nuk kishte marrë pjesë në dhunë, njofton televizioni BBC.

“Ne budistët jemi tepër të “butë”. Na mungon krenaria patriotike”, tha ai për BBC.

Por, kjo deklaratë e tij nuk përputhet me atë që bën ky klerik budist. Në fakt, Wirattu i bënë thirrje gjithë vendit që të bojkotojë ndërmarrjet që janë pronë e myslimanëve, përderisa vazhdimisht shpërndanë etiketa me shenjën “969”, një numër ky që simbolizon elementet e budizmit, por edhe emrin e ‘brigadës’ që mori pjesë në trazirat në Meiktila. 

“Ata [myslimanët] janë të suksesshëm në punë, e kontrollojnë trafikun dhe ndërtimtarinë. Por, ata tani po e marrin kontrollin edhe mbi partitë tona politike. Nëse vazhdon kështu, ne do të bëhemi si Afganistani apo Indonezia”, përfundoi ky pijes budist qe po mbjell urrejtje te madhe ndaj muslimaneve. /Tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit