9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Të diplomuar bredhin rrugëve

Më të lexuarat

Aktivistët e “Klubit Politik të Studentëve”, nëpërmjet një aksioni simbolik, të zhvilluar të martën para Qeverisë së Republikës së Kosovës, kanë shfaqur problemet ekzistenciale të studentëve dhe të të gjithë rinisë kosovare.

Ata me diploma në duar kanë protestuar, duke i bërë me dije institucioneve shtetërore se mijëra studentë të diplomuar vazhdojnë të bredhin rrugëve.

Durim Xhemajli, aktivist nga “Klubi Politik i Studentëve”, ka thënë se me këtë aksion simbolik, vazhdojnë përpjekjet e tyre për një arsim emancipues dhe jo për një arsim komercial dhe represiv sepse, sipas tij, për sa kohë që arsimi nuk shërben për transformimin e shoqërisë, kjo shoqëri rrezikohet gjithnjë e më shumë nga apatia dhe cinizmi.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit