Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka marrë vendim për pezullim nga puna të zyrtarit komunal me inicialet R.B për shkak të dyshimit të kryerjes së marrëdhënies seksuale me një të mitur në ambientet e punës.
“Gjatë ditës së sotme në objektin e Komunës së Ferizajt, është njoftuar ngacmim seksual i supozuar në vendin e punës ndaj të miturës me iniciale E.B. nga zyrtari komunal R.B.
Me të marr një informacion të tillë, pas dëshmive të dëshmitarëve, kryetari Aliu ka marr vendim për pezullim parandalues nga puna të zyrtarit R.B. me arsyetimin se zyrtari përkatës ka bërë shkelje të rëndë disiplinore, të paraparë me rregullativën ligjore në fuqi si dhe me qëllim që të ndërpritet vazhdimësia e shkeljes së rëndë disiplinore dhe ruajtjen e provave mori këtë vendim.
Komuna e Ferizajt inkurajon organet e sigurisë dhe drejtësisë që të zbardhin detajisht këtë rast dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë”, thuhet në komunikatën e Komunës.
Ndërkaq në Policinë e Ferizajt, kanë thënë se pas intervistimit i dyshuari është liruar derisa nuk ka ndonjë element të kësaj vepre. /tg