-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Petrit Selimi ftohet në Vatikan nga Shën Egjidio

Më të lexuarat

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, është ftuar të marr pjesë në tubimin ndërkombëtar për dialog dhe paqe, “Fetë dhe kulturat në dialog”, që po zhvillon punimet në Romë.
Selimi zhvilloi takime, mes tjerash me Alberto Quatrucci, sekretari gjeneral i organizatës Shën Egjidio dhe Ipeshkvin Dom Vincenco Paglia.

Selimi po ashtu bashkëbisedoi me zëvendës sekretarin e State Departamentit Jerry White, kardinalin Peter Turkson, që është edhe president i Këshillit papal për promovim të paqes, myftiun e Madh të Egjiptit, Shauki Ibrahim Abdelkarim Allam, por edhe me shumë burrështetas, klerikë të krishterë dhe myslimanë si dhe ekonomistë, gazetarë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile nga vende anembanë globit.

Në një takim të përzemërt me zëvendësministrin Selimi, sekretari i përgjithshëm i komunitetit Shën Egjidio përgëzoi diplomatin kosovar për punën në promovimin e dialogut ndërfetar dhe suksesin e konferencës ndërfetare të mbajtur në Pejë, ndërsa premtoi ndihmën e kësaj organizate të njohur në projektet e diplomacisë së dialogut ndërfetar.

Selimi dhe ambasadorja e Kosovës në Itali, Bukurije Gjonbalaj, u ftuan edhe në darkë zyrtare nga ambasadori i Francës në Itali dhe ish zyrtari i UNMIK, Alain Le Roy, ku bashkëbiseduan ndër të tjera edhe me patrikun e Kishës ortodokse serbe, Irinej.

Në këtë konferencë merr pjesë edhe kryeministri i Italisë, Enrico Leta, presidenti i Capo Verde, Jorge Fonseca, ndërsa një numër i larmishëm çështjesh po trajtohen nga panelistë dhe pjesëmarrës eminentë nga të gjitha sferat e shoqërisë nga e mbarë bota. Temat përfshijnë vlerat e jetës, fuqinë e dialogut gjatë historisë, përgjigjen e fesë në rastet e dhunës ndaj femrave, bujarinë dhe ekonominë e tregut, bashkëjetesën ndërmjet kulturave etj.

Ne kete marrin pjese përfaqësues të vendeve të tilla si Vatikani, Izraeli, India, Libani, Greqia, Siria, Uzbekistani, Indonezia, Tunizia, Algjeria, Bosnja dhe Hercegovina, Meksika, El Salvadori, Argjentina, Eritrea, Iraku, Rumania, Birmania, Republika Demokratike e Kongos, Qipro, Kamboxhia, Ruanda, Filipinet. /Tg/kohaislame

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit