22.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Turqia i jep fund ndalimit të shamisë

Më të lexuarat

Kryeministri turk, Rexhep Erdogan, ka deklaruar herë pas here se do të heqë çdo barrierë e cila cenon jetën demokratike në Turqi dhe se do të krijojë hapësira më të mëdha për liritë individuale.

Në këtë kuadër, qeveria e tij i ka dhënë fund ligjit që i privonte gratë myslimane të mbajnë shamitë e kokës në administratën shtetërore. Ai pati premtuar se do u njihet e drejta e partive politike, që në fushatën e zgjedhjeve, tu drejtohen votuesve në gjuhët jo turke, ashtu siç pati deklaruar se do të ngrejë një institut për romët, të cilët përbëjnë një etni më vete në Turqi.

Erdogan, ka deklaruar se ndalimi i shamisë për gratë që punojnë në administratën shtetërore i përket tashmë të shkuarës. Ai tha se ndalimi i mbajtjes së shamisë në institucionet shtetërore, do të shfuqizohet, përveç atij të gjykatës, policisë dhe ushtrisë. /aonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit