0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Petkoviq: Të enjten në Bruksel do të flasim për draftin e statutit të Asociacionit

Më të lexuarat

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka deklaruar se kanë pranuar ftesën për takimin e ardhshëm në kuadër të dialogut, i cili do të mbahet këtë të enjte në Bruksel.

Petkoviq në një konferencë për media pas takimit mes presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe emisarit Mirolsav Lajçak, është shprehur se në këtë takim do të diskutohet për draftin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Ne kemi pranuar ftesën e zotit Lajçak për t’u takuar në Bruksel pas dy ditësh, ku do të vazhdojnë bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Pala jonë është shumë e përgatitur dhe po shkojmë me një ekip të posaçëm ekspertësh ku do të diskutojmë tekstin e statutit të Asociacionit, që është hapi i parë konkret drejt formimit të Bashkësisë së Komunës Serbe”, tha Petkoviq.

Ditë më parë, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi konfirmoi se takimi i radhës në nivel kryenegociatorësh do të mbahet më 16 nëntor në Bruksel.

Bislimi u shpreh se dakordimi i vetëm me Lajçakun në Kosovë, ishte për këtë takim që pritet të mbahet.

Sipas tij, nuk ka më kompromise në negocim, sepse ato kanë përfunduar.

“Jemi në fazën e zbatimit të marrëveshjeve ku Kosova insiston që marrëveshjet të zbatohen në plotni, pa parakushte dhe pa vonesa dhe për të siguruar që marrëveshjet na dërgojnë drejt normalizimit dhe jo drejt eskalimit të konfliktit”, ka deklaruar Bislimi ditë më parë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit