2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Petkoviq: Ambasadat nuk vendosin kur do të lirohen policët, jemi të shokuar me kërkesat e SHBA-së dhe Britanisë

Më të lexuarat

Petar Petkoviq, drejtor i ashtuquajture Zyre për Kosovën ka thënë sot se janë të tronditur me thirrjet e ndërkombëtarëve për lirimin e tre policëve të Kosovës, gjersa theksoi se ambasadat nuk vendosin kur do të lirohen ata. 

Petkoviq duke komentuar situatën në Kosovë tha se serbët nga veriu do të “vendosin se çfarë dhe si do të veprojnë” në ditët në vijim.

“Jemi të shokuar me kërkesat e SHBA-së dhe Britanisë, në të cilat nuk e di se çfarë po kërkojnë nga Serbia për lirimin e policëve të arrestuar dhe askush nuk e përmend faktin se është e nevojshme lirimi i serbëve të pafajshëm. E shihni se çfarë hipokrizie. Nuk vendosim ne se kur do të lirohen policët, ne jemi shtet ligjor, këtë e vendos prokuroria dhe gjykata. Kjo nuk vendoset as nga ambasadat, as me ndonjë njoftim”, tha ai, duke përsëritur fjalët e Vuçiqit se Serbia është një vend serioz.

Ai gjithashtu thotë se “ne jemi në qoshe. Nuk kemi ku të tërhiqemi, nuk ka ku të tërhiqet populli serb”.

Në “konferencën e tretë të jashtëzakonshme”, e cila sipas tij, duhet të mjaftojë për të treguar seriozitetin e krizës në veri, ai ka përshkruar praninë e shtuar të forcave speciale të Policisë së Kosovës.

Petkoviq më pas njoftoi se serbët nga veriu do të “vendosin se çfarë dhe si do të veprojnë” në ditët në vijim.

“Sepse kjo është e padurueshme”, deklaroi ai, raporton kossev.

Ai pohon se ata do të sjellin “vendime për veprime e tyre të mëtejsh֝ëm dhe gjithçka që do të ndodhë në periudhën e ardhshme do të varet nga serbët”.

Petkoviq konfirmoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot do të ketë bisedime me zyrtarë amerikanë dhe evropianë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit