2.8 C
Pristina
Wednesday, November 13, 2024

Peticion për kthimin Gülenit në Turqi

Më të lexuarat

Qindra njerëz kanë nënshkruar të Dielën një peticion online në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë që SHBA-të të ndalojnë dhënien e një vendi të sigurt Fethullah Gülenit dhe për ta ekstraduar atë në Turqi.

“Më 15 korrik 2016, ishte një përpjekje për të prishur një qeveri legjitime dhe e zgjedhur në mënyrë demokratike në Turki. Është bërë e qartë se pjesëmarrësit e puçit ishin një grup i vogël lojal nda Fethullah Gülen dhe organizatës së tij terroriste FETO” thuhet në atë peticion.

Në këtë puç të dështuar, janë vrarë 160 njerëz dhe shumë të tjerë janë të lënduar. Puçistët bllokuan rrugë, ura dhe aeroportin. Tentuan të nxënë edhe hapësirë mediale dhe shkuan aq larg sa që edhe bombarduan Parlamentin dhe zyra të rëndësishme për Turqinë.
Ndjekësit e Gülenit kanë hapur shumë shkolla në Shtetet e Bashkuara dhe ai besohet se ka asete prej miliarda dollarëve thuhet në shkrimin e DailySabah./KohaIslame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit