7.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Peshkopi serb: Ndarja e Kosovës na çon në një eksod të ri

Më të lexuarat

Peshkopi i Rashkës dhe Prizrenit Teodosije beson se ndarja e Kosovës do të rezultonte në një eksod të serbëve nga Kosova dhe do të ngjallte probleme në trashëgiminë kulturore.

Përmes një letre të hapur, peshkopi ka theksuar se deklaratat gjithnjë e më të shpeshta të politikanëve në Beograd dhe Prishtinë për ndarje territoriale të Kosovës janë të papërgjegjshme dhe po shkaktojnë frikë në mesin e popullatës serbe.

Sipas tij, kjo do të shkaktojë një eksod të ri të serbëve, transmeton lajmi.net.

“A do të thotë kjo se shumica e serbëve të Kosovës që jetojnë në jug të lumit Ibër duhet të lëvizin nga shtëpitë e tyre dhe t’i braktisin edhe vendet e shenjta? Patriarkanën e Pejës, Deçanit, Graçanicës, Prizrenit?”, ka pyetur ai.

Peshkopi ka shtuar se deklaratat e tilla përfaqësojnë një kërcënim të vazhdueshëm për paqen dhe stabilitetin, dhe jo vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Një zgjidhje e tillë do të krijonte precedent shtesë për ndarje të re në Evrope dhe në mbarë botën dhe do të çoi në një zinxhir të gjakderdhjes, urisë dhe dëbimit të popullatës civile”.

Teodosije iu bëri thirrje politikanëve në Beograd dhe Prishtinë që me ndërmjetësim ndërkombëtar t’i zgjidhin çështjet në Kosovë dhe të shikojnë vetëm në funksion të ruajtjes së paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit