0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Peshkopët dhunuan seksualisht fëmijët që nga viti 1940, Kisha Katolike kanadeze do të paguajë dëmshpërblim prej mbi 70 milionë eurove

Më të lexuarat

Një kryepeshkopatë në Kanada do të paguajë 104 milionë dollarë kanadezë për viktimat e dhunës seksuale.

Kisha Katolike në provincën kanadeze të Saint-Jean do të duhet të paguajë 104 milionë dollarë kanadezë (70.3 milionë euro) për qindra viktima të dhunës seksuale, sipas një raporti të kompanisë Ernst & Loung të bërë me kërkesë të gjyqësorit kanadez.

Kryepeshkopata e Saint-Jean në Kanadanë lindore u akuzua në vitin 2020 në një nga skandalet më të mëdha të abuzimit të fëmijëve në vend, duke i dhënë fund dy dekadave betejash ligjore dhe duke vendosur për kompensimin e viktimave që janë ende gjallë.

Ajo dhunë seksuale u krye nga priftërinjtë dhe murgjit gjatë disa dekadave që nga viti 1940, veçanërisht në Shtëpinë e Fëmijëve të Djemve “Mount Cashel”, shkruan cbc.

Kompania Ernst & Loung, me kërkesë të gjyqësorit kanadez, përcaktoi se 292 viktimat duhet të marrin nga 55 mijë deri në 850 mijë dollarë kanadezë (37 mijë dhe 574 mijë euro), sipas dokumentit, siç raporton Figaro.

“Kjo është një shumë e përshtatshme dhe është në përputhje me kompensimin e ngjashëm në gjykatat e tjera. Njerëzit mund të mos e kenë kuptuar me të vërtetë shkallën e problemit dhe sa i përhapur ishte abuzimi”, tha një nga avokatët e viktimave, Jeff Baden.

Kryepeshkopata e Saint-Jean shpalli falimentimin në vitin 2021 dhe deri më tani shuma e mbledhur nga shitja e ndërtesave që i përkasin është 40 milionë dollarë kanadezë (më shumë se 27 milionë euro). /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit