1.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Peshkatari palestinez gjen një shishe me një pusullë në bregun e Gazës, ja çfarë e befason…

Më të lexuarat

Peshkatari palestinez Jihad al-Soltan u befasua jo pak, kur jo larg plazhit pranë Gazës në det hasi në një porosi në shishe.

Shishja me një pusullë në të kishte kaluar një rrugë të gjatë prej 800 km nëpër Mesdhe duke lundruar nga plazhi në Rodos ku u hodh në det nga një çift i ri britanik, i cili ishte atje në korrik.

“Ndodhemi aktualisht për pushim në Rodos dhe do të donim të dinim se deri ku do të arrijë kjo shishe. Ju lutem na tregoni, qoftë edhe nëse arrin në plazhin fqinj”, thuhej në pusullën e nënshkruar nga Zac dhe Beth.

Duke dashur të përgjigjet në e-mail-adresën e specifikuar në pusullë, Soltan kishte kuptuar se dërguesit e pusullës në shishe ishin studentja Bethany Wright dhe i fejuari i saj, Zac Marriner.

Soltan thotë se ishte i befasuar kur ai e kuptoi se shishja kishte arritur të “depërtojë” nëpër të gjitha pengesat e Mesdheut, edhe përkundër bllokadës detare të Izraelit dhe zonës së kufizimit të peshkimit, të vendosur nga Izraeli me arsyetimin e parandalimit të kontrabandimit të armëve nga ana e Hamasit.

“Për dallim nga ne peshkatarët që nuk mund të lundrojnë më larg se gjashtë milje nga bregu, kjo shishe arriti të lundrojë nëpër ujërat ndërkombëtare dhe të kalojë shumë kufij. Shpresoj se një ditë edhe ne do të jemi kështu të lirë”, shkroi në përgjigje ai. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit