3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Pesëmbëdhjetë shtete arabe Fitër Bajramin do ta festojnë të njëjtën ditë me Turqinë

Më të lexuarat

Në vendet në fjalë nuk është vëzhguar hëna, por dita e bajramit është përcaktuar sipas përllogaritjeve astronomike

Pesëmbëdhjetë shtete arabe, përfshirë Arabinë Saudite, Egjiptin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, do të festojnë të dielën Fitër Bajramin, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimeve të autoriteteve kompetente të 15 shteteve arabe në fjalë, është theksuar se dita e fundit e muajit Ramazan është përcaktuar 23 maji, dita e shtunë, ndërsa dita e parë e muajit Shevval është 24 maji, dita e diel dhe se do të festohet si dita e parë e Fitër Bajramit.

Në vendet në fjalë nuk është vëzhguar hëna, por dita e bajramit është përcaktuar sipas përllogaritjeve astronomike.

Vendet tjera arabe që do ta festojnë bajramin ditën e diel, janë: Katari, Kuvajti, Bahrejni, Palestina, Jordani, Iraku, Jemeni, Libia, Siria, Libani, Algjeria dhe Tunizia.

Gjithashtu edhe Turqia dhe vendet e Ballkanit do ta festojnë bajramin më 24 maj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit