3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Pese super ushqime per te mundur migrenen e lodhjen

Më të lexuarat

Me ushqim mund të përmirësoni kujtesën dhe disponimin, të lehtësoni dhimbjet, të ulni nivelin e kolesterolit, të përmirësoni kualitetin e gjumit dhe të mundni migrenën. Me ushqim të duhur do të keni lëkurë më të shëndetshme dhe flokë të shkëlqyer dhe të fortë, këshillon dietologia e njohur Joy Bauer, e cila para pak kohe ka publikuar edhe librin për shërimin me ushqim.

Ka veçuar pesë ushqime të shëndetshme të cilat janë ilaçe natyrale dhe që gjithsesi duhen të gjenden në menynë tuaj. Këto janë boronica, jogurti i payndyrshëm, xhenxhefili, spinaqi dhe pjepri.

Boronica

Boronica përmirëson kujtesën, jogurti i payndyrshëm jep energji, xhenxhefili lehtëson dhimbjet, spinaqi në mënyrë efikase mund migrenën, ndërsa pjepri parandalon fryrjen sepse përmban 90 për qind ujë i cili ndikon si diuretik dhe shpëlan kripërat e tepërta nga organizmi. Pjepri është i pasur me kalium. Ai i ndihmon organizmit për të liruar natriumin e tepërt, i cili është fajtori kryesor për fryrje sepse përshpejton mbajtjen e ujit në trup. Nëse ju mundon migrena, Joy këshillon që sallatave dhe salcave t’u shtoni një gjethe spinaq, ndërsa omëletës spinaq të zier ngadalë.

Kënaqësia për kujtesë më të mirë

Boronica, e cila është e pasur me antioksidantë, është ilaç i duhur për trurin sepse përmirëson dhe mpreh kujtesën. Përzieni mirë ¾ e filxhanit me boronicë, ½ e filxhanit me lëng shege, ¼ e filxhanit kos pa yndyrë me vanilje, 3-5 kuba akull dhe lëng limoni të shtrydhur. Shijoni pijen e shëndetshme.

Kosi ushqen trurin dhe muskujt

Kosi grek pa yndyrë në mënyrë efikase shëron lodhjen sepse përmban karbohidrate me kualitet të lartë të cilat janë lëndë djegëse për tru dhe i japin forcë muskujve. Për dallim nga kosi i zakonshëm ai grek ka dyfish më shumë proteina. Mund ta hani me fruta ose fara liri.

Xhenxhefili më i mirë se ilaçi

Rrënja e xhenxhefilit përmban materie që veprojnë ngjashëm si ilaçet kundër inflamatore. Nëse i shtohet ushqimit, është ilaç efektiv për inflamacion të muskujve dhe nyjave. Grini në rende xhenxhefilin e freskët, shtojani çajit të nxehtë ose recetës për biskota çaji.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit