-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Pesë shtyllat e Ramazanit – Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

Secili prej nesh nëse ndalet të mediton rreth ajeteve që flasin për agjërimin dhe ramazanin dhe haditheve të Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, të cilat flasin për këtë temë do të kuptojnë se devocioni është qëllimi final i agjërimit dhe se arritja e këtij qëllimi ndërtohet mbi pesë shtylla:

Shtylla e parë: agjërimi, të cilin Allahu na e obligoi në këtë muaj dhe është karakteristika kryesore e këtij muajit.

Shtylla e dytë: Kurani, i cili ka filluar të zbret në këtë muaj dhe po në këtë muaj e lexonte Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, tërë Kuranin para Xhibrilit, alejhisselam, kurse në vitin në të cilin vdiq e përsëriti para tij dy herë.

Shtylla e tretë: Namazi. Argumentet fetare janë të shumta që flasin për namazin e natës, e sidomos namazin e natës në natën e madhe të Kadrit dhe kujdesi i Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, në gjallërimin e netëve me namaz.

Shtylla e katërt: Shpenzimi i pasurisë në këtë muaj të bujarisë. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ishte njeri shumë bujar, kurse edhe më bujar bëhej në Ramazan. Pastaj vlera e dhënies iftar agjëruesve, etj.

Shtylla e pestë: Lutja. Argumentet fetare na tregojnë se lutja para iftarit nuk refuzohet, gjithashtu edhe në kohën e syfyrit.

 

Ai që dëshiron ta shfrytëzon këtë muaj dhe të fitojë le të kujdeset për këto pesë shtylla, le të agjëroj me agjërim të vërtetë, të braktis gënjeshtrën, të largohet nga mëkatet dhe të ketë edukatë të mirë, e të mos flet fjalë të pista dhe të këqija.

Namazin le ta fal me shpirt dhe me trup, jo vetëm me trup ku mungon shpirti dhe le të mundohet të jetë i rregullt në namazin e teravisë duke filluar dhe mbaruar me imamin që nga fillimi i muajit e deri në fund.

Le të ketë hise të caktuar në lexim të Kuranit, le të mundohet ta bëjë një ose dy hatme gjatë një Ramazani, e nëse mundet edhe më shumë kjo edhe më mirë.

Për çdo ditë le të cakton një sasi të pasurisë për të dhënë iftare, e nëse s’mundet më shumë së paku një të varfër le ta ushqen.

Secili prej nesh duhet të kupton mirë se Ramazani është një mundësi e artë për të rregulluar dynjanë dhe ahiretin, e kjo më së lehti dhe më së miri fitohet me lutje, andaj ti mbajmë duart vazhdimisht lartë duke u lutur dhe duke kërkuar nga Allahu Xhenetin dhe duke kërkuar prej Tij që të na ruan nga zjarri i Xhehenemit.

Në këto pika qëndron plani i përgjithshëm i Ramazanit, kurse për planin e detajizuar secili e cakton sipas kohës, mundësive dhe kushteve që i ka.

Allahu na dhuroftë sukses në shfrytëzimin sa më të mirë të këtij muaji të bekuar!

Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit