1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Përvoja e jetës – Justinian Topulli

Më të lexuarat

Pas moshës dyzetvjeçare, përgjithësisht, koha që vjen më pas të duket si një film i përsëritur, si një “Déjà vu” që riciklon vetveten, në njerëz dhe në ngjarje, ndaj edhe kjo është mosha e pjekurisë që Zoti e përmend në Kuran, ku njeriu ka njohur gjërat më të rëndësishme në jetë, gëzimet dhe hidhërimet, si ajo ndërtohet e funksionon, dhe pikërisht për këtë, ai duhet t’i jetë mirënjohës Atij.

Pas kësaj moshe, stafeta e jetës fillon t’i kalojë brezit tjetër dhe vetëdija duhet të përqendrohet vetëm te punët e mira dhe tek modeli që duhet lënë pas. Ata që kërkojnë rehati, komoditet, argëtim dhe vazhdojnë në dalldinë e rinisë, nuk e kanë kuptuar akoma atë që duhet nga kjo jetë dhe me shumë gjasa, vështirë të reflektojnë më pas, edhe pse kanë pasur kohën e mjaftueshme. Mjafton jeta si profet e Profetit tonë, ajo 23-vjeçare pas të dyzetave, si shembulli më i përkryer se çfarë na takon neve të bëjmë, dhe misioni që duhet të përmbushim.

Allahu thotë në Kuran:

“Ne e kemi urdhëruar njeriun për bamirësi ndaj prindërve të vet. Nëna e ka bartur me mundim dhe me vështirësi e ka lindur. Barra dhe ushqimi me gji zgjasin tridhjetë muaj. Kur arrin pjekurinë e vet dhe mbush dyzet vjeç, ai thotë: “Zoti im, më mundëso që të të falënderoj Ty për mirësitë që na ke falur mua dhe prindërve të mi! Më mundëso që të bëj vepra të mira, me të cilat Ti të jesh i kënaqur! M’i bëj të mirë pasardhësit e mi! Unë pendohem tek Ti dhe të jam dorëzuar.” (el-Ahkaf:15)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit