1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Përvjetori i vdekjes, Arkivi: Ky ishte Hasan Prishtina…

Më të lexuarat

Kur patrioti nammadh shqiptar rivarrosej me ceremoni në atdhe

Arkivi Shtetëror kujton ikjen nga kjo jetë të Hasan Prishtinës, ndodhur në Selanik, pas një atentati ndaj tij.

Nga Arkivi ofrohet një rezyme e shkurtër mbi këtë figurë kombëtare, eshtrat e të cilit prehen në Kukës.

“Më 14 gusht, ndërroi jetë në Selanik pas një atentati, Hasan Prishtina.

Lindi në Vushtri të Kosovës më 1873. Kreu Gjimnazin Francez në Selanik dhe shkollën e lartë të administratës osmane ‘Mylkije’ në Stamboll. Ishte tri herë deputet në parlamentin osman. Bashkë me Ismail Qemalin, ishte ndër nismëtarët e Kryengritjes së Përgjithshme Kundërosmane, e më pas ministër i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës. Më 1913, ishte ndër organizatorët e kryengritjes kundërserbe të shtatorit, kurse më 1918 u zgjodh anëtar i Komitetit ‘Mbrojtja Kombëtare e Kosovës’.

Më 1921 u zgjodh deputet i Dibrës në Këshillin Kombëtar dhe u ngarkua nga Këshilli i Lartë për të ndërtuar qeverinë më 7 dhjetor 1921. Në periudhën 1922-23 u shqua si një nga figurat e opozitës në Shqipëri, kurse më 1924, teksa udhëhiqte lëvizjen e armatosur kaçake në Kosovë kundër sundimit serb, mori pjesë edhe në përgatitjen e Revolucionit të Qershorit në Shqipëri. U kthye në Tiranë më 1924, por u largua më 1925, për të jetuar në mërgim, deri në vdekje. 

Pas atentatit, Hasan Prishtina u varros në varrezat e Selanikut, nga ku u soll në Shqipëri më 1977, për t’u rivarrosur në Varrezat e Dëshmorëve të qytetit të Kukësit. Fotografitë që sjellim këtu ruhen në Fototekën e Arkivit Qendror Shtetëror (AQSH) dhe paraqesin ceremonialin shtetëror të rivarrimit të eshtrave të Hasan Prishtinës në Kukës më 6 dhjetor 1977”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit