13.3 C
Pristina
Friday, October 18, 2024

Përurohet në mënyrë solemne renovimi i xhamisë së fshatit Prelez i Muhaxherëve të Ferizajt

Më të lexuarat

Përurohet në mënyrë solemne renovimi i xhamisë së fshatit Prelez i Muhaxherëve të Ferizajt

Në mënyrë solemne, me praninë e përfaqësuesve nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, Këshillit të Bashkësisë Islame të Ferizajt, imamëve, e shumë besimtarëve, u përurua renovimi i xhamisë së fshatit Prelez i Muhaxherëve në Ferizaj.

Në emër të Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava dhe në emër të BIK-ut, këtë tubim e përshëndeti kryeimami i Kosovës, Vedat ef. Sahiti, i cili përcolli urimet e Myftiut Tërnava për banorët me rastin e përurimit të renovimin të xhamisë.

“Është kënaqësi që këtë sukses e gëzim ta ndajmë së bashku me të gjithë ju, andaj lus të Madhin Zot, që të gjithë ata që kanë kontribuuar për renovimin e kësaj shtëpie të Zotit, Zoti t’ju japë shëndet e bereqet në punën e tyre. Me këtë rast ftoj edhe xhematet e tjera që ta ndjekin shembullin e këtij xhemati në renovimin e xhamisë, në mënyrë që t’i avancojmë shërbimet dhe të kemi hapësira më komode për kryerjen e faljeve e ibadeteve tona, sepse xhamitë janë të Zotit dhe në to madhërohet vetëm Zoti i Plotefuqishem – tha mes të tjerash kryeimami Sahiti.

Kryetari i Këshillit të Bl-së së Ferizajt, Nexhmedin ef. Bajrami, tha se përkundër faktit që kjo xhami qenka zbukuruar me mure të bukura, kësaj, prapë se prapë hijeshinë ia jep xhemati e besimtarët.

Imami Ardit ef. Halili, përshëndeti të pranishmit, duke falënderuar kështu të gjithë ata që në çfarëdo forme kanë kontribuar në renovimin e kësaj xhamie.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit