1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

PËRTEJ “NJË MIJË E NJË NETËVE”

Më të lexuarat

Në shekullin e nëntëmbëdhjetë, evropianët zhvilluan një shije për çdo gjë “orientale”. Van Gogh-u, për shembull, e gjeti frymëzimin e tij në artin japonez, ndërsa Rudyard Kipling shkruajti disa libra i frymëzuar nga tregime indiane, që i solli atij dhe përfitime materiale. Për një gamë të gjerë artistësh dhe shkrimtarësh nuk kishte vend më tërheqës se bota e Islamit.
Kjo është një botë fantastike e ekzotike – një vend përrallash. Në qytetet e tij përrallore të minareve dhe kupolave në formë qepësh, jetojnë njerëz të urtë e mistikë bashkë me xhindët e tyre. Aladini kalëron tapetin e tij fluturues, duke u valvitur mbi dunat e rërës të lara në dritën mistike të hënës. Gjenden hareme me gra të mbuluara me vello të holla – gra tërheqëse e të ulura në një formë joshëse. Nërsa diku gjetkë, nodhen njerëz të egër, luftëtarë me çallmë që mprehin shpatat apo hedhin në krah pushkët e tyre ndërkohë që iu kanë hypur deveve të tyre të forta.
Është një tokë sensuale, me pasionet e forta dhe të dhunshme, ku burrat dhe gratë jetojnë e vdesin në ritmet e vjetërsisë. E egër, tërheqëse, kërcënuese dhe joshëse: kjo është bota e Një Mijë e Një Netëve dhe Rubeijave.
Kryesisht është gjithashtu një botë e përmbushjes së dëshirave viktoriane. Më shumë se një pamje e saktë e një vendi apo kohe, fantazia e Një Mijë e Një Netëve është një projeksion përmes të cilit evropianët imperialistë ëndërronin fantazitë e tyre të zjarrta të dëshirave dhe dhunës së pakontrolluar nga traditat shoqërore. Për ta, tokat e Islamit ishin krejtësisht të huaja, aq të kundërta me Londrën viktoriane apo Parisin sa mund të shkoj imagjinata.
Fatkeqësisht, këto takëmet e fantazisë evropiane vazhdojnë të mbijetojnë edhe në kulturën tonë. Në imagjinatën popullore, bota islame perceptohet ende si thelbësisht e ndryshme nga Evropa dhe Amerika, arti i saj ekziston si një xhind në një shishe, i mbyllur e i nxënë në vetvete.
Ky vizion i shrembëruar i një kulture tabu dhe të pandryshueshme, mohon një realitet më kompleks. Arti islamik me të gjithë larminë e tij nuk është aspak i huaj, por një pjesë e trashëgimisë kulturore të perëndimit.

Mark Graham “Si e ndërtoi Islami botën modrene”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit