4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Përsosja e karakterit

Më të lexuarat

I Dërguari sal-lall-llahu alejhi we sel-lem kryente një numër të du’ave që kishin të bëjnë me karakterin e mirë. “O All-llah, më udhëzo në karakter të mire, askush nuk udhëzon në karakter të mire pos Teje…” [Muslimi] “O All-llah, kërkoj strehim te Ti prej karakterit, veprave dhe dëshirave të këqia.” [et-Tirmidhiu] “O All-llah, Ti më krijove në mënyrë të përsosur, pra ma përsos edhe karakterin tim.” [Ahmedi] “O All-llah, kërkoj strehim te Ti prej paaftësisë dhe përtacisë; nga frika dhe kopracia, nga rënia prej shëndetit dobësia) dhe vrazhdësia; nga shkujdesia (pakujdesia) dhe varfërimi; nga ultësimi dhe poshtërimi. Dhe kërkoj strehim te Ti prej skamjes dhe mosbesimit, nga mëkatet (mëkatshmëria), përçarja dhe hipokrizia (dyftyrësia); nga shquarësia dhe riyaa’ (nxjerresh në pah, të dukesh, të tregohesh)…” [Ahmedi, Meeliku, Bazaar, Heithemi dhe ibnAbd el-Barri i cili e vërtetoi.]
Fragmenti i dobishëm që pason është prej “Udhëtimi i mrekullueshëm” nga ibn ul-Kajjim. Ai shpjegon tre kushtet të cilat nevojiten për të përfituar sjellje të mira, që don të thotë natyrën e duhur, kontrolimin e nefsit dhe diturisë së shëndoshë.
Tre kushtet për të përfituar sjellje të shkëlqyeshme
Ky është një shembull I sjelljes së shkëlqyeshme me të cilat All-llahu (te’ala) e ka pajisur të Dërguarin e tij (sal-lall-llahu alejhi we sel-lem). Ai e ka përshkruar sikur, “Vërtet, ti [Muhammed] je në një shkallë të lartë morali.”[68:4] Aa’isha, radhiall-llaahu `anha, e ka përshkruar atë kështu, “Karakteri i tij ka qenë vetëm [një pasqyrim] Kur’ani.” [Muslimi, Ebu Dawudi, Ahmedi]
Një karakter i shkëlqyeshëm i tillë nuk mund të arrihet pa këto tre kushte:

  1. Themeli duhet të jetë i mire. Në qoftë se një njëri ka natyrë të vrazhdë dhe të ashpër, do të jetë vështirë për të t’i nënshtrohet kësaj [karakterit të shkëlqyeshëm] përmes diturisë, dëshirës ose praktikës. Në anën tjetër, një natyrë e butë dhe e urtë do të jetë e gatshme dhe e përgaditur që të pranon lëvrimin dhe farat [që të përgatitet për shkëlqyeshmërinë e karakterit].
  2. Shpirti duhet të jetë i fuqishëm dhe i aftë që ti pushton (të ngadhnjenë mbi) thirjet e përtacisë, shkeljes (së ligjeve), dhe dëshirës. Këto gjëra janë në kundërshtim me përsosmërinë, dhe shpirtërat të cilat nuk mund të mundin këto gjithmonë do të jenë të mundura, do të pësojnë disfatë dhe to të jenë të pushtuara.
  3. [Njeriu duhet të posedon] dituri mendjehollë (dalluese) për vërtetësinë e gjërave, duke ja mundësuar atij që ti vendos në pozitën e duhur, dhe të dallon mes shkrepëtimës dhe kancerit (fatkeqësisë, mjerimit) – mes qelqit dhe margaritarëve.
    Nëse këto tre cilësi janë prezente në një njeri, dhe lehtësimi i All-llahut i ndihmon atij, atëherë ai do të jetë në mesin e atyre për të cilët më e mira (husnaa) është vendosur (urdhëruar) dhe për të cilët kujdesi i All-llahut është siguruar.


Ibn Kajjim elXheuzi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit