5.9 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

PERSONAT ME NEVOJA TË VEÇANTA – KUJDES DHE PËRGJEGJËSI PËR TË GJITHË NE

Më të lexuarat

Dita e tretë, pra 3 Dhjetori është Dita ndërkombëtare për persona me nevoja të veçantë. Kjo ditë sot shënohet në të gjithë botën. Është inspirim i veçantë për të ngritur vetëdijen e kujdesit të nivelit të lartë ndaj personave me nevoja të veçanta. Ata janë edhe për nga qëllimi të veçantë, që japin dritë në mesin e njerëzve, ngritin moralin, solidaritetin, ndjenjat humane tek njerëzit dhe mbjellin ndjenjat e përgjegjësi për t’ju dhënë buzëqeshjen, përkujdesin, afrimin, gëzimin, sigurinë. Koncepti islam përkujdesjen dhe përgjegjësinë ndaj mirëqenies së tyre e sheh si të përhershme dhe në kontinuitet, si njē obligim të shenjtë në ngritjen e pozicionit në shoqëri, inkuadrimit në institucione dhe siguri të veçantë shpirtërore, morale dhe materiale duke i barazuar në të gjitha të drejtat e tyre. Ky obligim është i përhershëm dhe në çdo moment.

Në emër të BFI e RMV dhe në emrin tim uroj jetë të rehatshme dhe mirëqenie për të gjithë personat me nevoja të veçanta.
Allahu Fuqiplotë të na jep afërsinë dhe kujdesin ndaj tyre.
Qofshin të bekuar nga i Madhi Zot.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit