-0.2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Personaliteti musliman

Më të lexuarat

Vizioni islam është i dukshëm në vendosjen dhe ndërtimin e personalitetit musliman. Le të lexojmë  së bashku këto vlerave dhe parime në ajetet e Librit të Shenjtë:

Thotë Allahu: “Kështu pra, Ne ju kemi bërë ju (muslimanëve, besimtarë të vërtetë të Islamit dhe ndjekës së vërtetë të rrugës së Muhamedit –salallahu alejhi ue selem-) komb të drejtë (dhe më të mirin) që ju të dëshmoni përmbi njerëzimin dhe i Dërguari (Muhamedi –salallahu alejhi ue selem-) të jetë dëshmues për ju” [El-Bekare: 143]

Dhe thotë: “Edhe ata të cilët, kur shpenzojnë nuk janë as shpërdorues, as dorështrënguar, por mbajnë një të mesme të drejtë mes dy anëve” [El-Furkan: 67]

Dhe thotë: “Por kërko me atë që Allahu ta ka dhuruar, banesën e Pastajme dhe mos e harro edhe pjesën e lejuar të kënaqësisë së kësaj bote, edhe bëj mirësi siç ka qënë Allahu i Mirë me ty dhe mos kërko rast për të bërë padrejtësi e djallëzi në tokë. Vërtetë që Allahu nuk i do ata që bëjnë krime e padrejtësi” [Kasas:77]

“Dhe i parapëlqejnë ata mbi vetene tyre, edhe pse ata vetë kishin nevojë për të” [El-Hashër: 9]

Dhe thotë: “Qëndro, pra (dhe lutju Allahut o Muhamed, të të bëjë) të paepur dhe të drejtuar (në fenë e Allahut në Islam), siç je urdhëruar ti dhe ata (shokët e tu) që i kthehen (Allahut) me ty bashkë me pendim dhe që buk i kalojnë (caqet e Ligjit të Allahut) [Hud: 112]

Duke medituar në këto tekste të bekuara dhe në të tjera si këto, mund të përmbledhim shtyllat më të rëndësishme të ekuilibrit të këtij personaliteti, si më poshtë vijojnë:

1 – Ekuilibri midis kësaj bote dhe botës tjetër.

2 – Ekuilibri midis nevojave fizike, mendore dhe shpirtërore.

3- Bilanci dhe qëndrimi i mesëm në praktikë, sjellje dhe qëndrime.

4-Bilanci midis individit dhe shoqërisë.

Kurani miratoi thirrjen në qëndrimin e mesëm, forcim në fe dhe ekuilibër në të gjitha sferat e jetës, pa ektremizëm apo neglizhencë.

Përktheu: Adelina Allkoçi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit