4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Përshkrimi i Kuranit për veten

Më të lexuarat

Përshkrimi i Kuranit për veten

 kuran

1- Është udhërrëfyes për të devotshmit. “Ky është Libri në të cilin nuk ka dyshim. Ai është udhërrëfyes për të devotshmit” (Bekare, 2)

2- Është vërtetues i të gjitha librave të shenjtë të mëparshëm, udhërrëfyes dhe lajm i mirë për besimtarët: “Thuaju (o Muhamed) atyre që janë armiq të Xhebrailit, se ai e ka zbritur Kuranin në zemrën tënde me lejen e Allahut, si vërtetues të librave të shenjtë të mëparshëm dhe si udhërrëfyes e lajm të mirë për besimtarët” (Bekare, 97)

3- Sqarim për njerëzit, udhëzim dhe këshillë për të devotshmit “Ky (Kurani) është sqarim për njerëzit, është udhëzim dhe këshillë për të devotshmit. ” (Ali Imran, 137)

4- Nxjerrës i njerëzve nga errësira në dritë: “Elif Lam Ra. Këtë Libër ta kemi shpallur ty (o Muhamed), për ti nxjerrë njerëzit, me lejen e Zotit të tyre, nga errësira në dritë, në rrugën e të Plotfuqishmit, të Denjit për çdo lavd” (Ibrahim, 1)

5- Kujtues. “Ta, Ha. Ne nuk ta kemi shpallur Kuranin ty (o Muhamed), për të të munduar, por që të jetë kujtesë për atë që ka frikë (nga Allahu) ” (Taha, 1-3), “Por Kurani është vetëm këshillë për botët” (Kalem, 52)

6- Është fjalë më e bukur. “Allahu ka shpallur Fjalën më të bukur (Kuranin) në formën e një libri, pjesët e të cilit i ngjasojnë njëra-tjetrës dhe përsëriten. Prej tij u rrëqethet lëkura atyre që i frikësohen Zotit të tyre e, mandej qetësohen lëkura dhe zemrat e tyre, kur përmendet Allahu. Ky Libër është udhëzim i Allahut. Nëpërmjet tij Allahu udhëzon kë të dojë. Ndërsa atë që Allahu e shpie në humbje, s’mund ta udhëzojë kush” (Zumer, 23)

7- Është më i mirë sesa ajo që grumbullojnë. “Thuaj: “Me dhuntitë e Allahut dhe mëshirën e Tij- vetëm me këto le të gëzohen! Kjo është më e mirë se ajo që grumbullojnë” (Junus, 58)

8- Është udhërrëfyes dhe burim shërimi për besimtarët. “Sikur ta kishim shpallur Kuranin në një gjuhë tjetër, ata do të thoshin: “Ah, sikur vargjet e tij të ishin të kuptueshme! Vallë, pse të jetë në një gjuhë të huaj, ndërkohë që ai është arab?! ” Thuaj: “Ai është udhërrëfyes dhe shërim për besimtarët”. Por ata që nuk besojnë, janë të shurdhët dhe të verbët, njësoj si të thirreshin prej vendeve të largëta” (Fussilet, 44)
 

Almedin Ejupi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit