1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Persekutimi i hoxhallareve

Më të lexuarat

Masakrat ndaj njerëzve të pambrojtur kishin nisur qysh pa u “çliruar” Shqipëria mirë. Kujtojmë këtu vrasjet pa gjyq në Tiranë, Kukës e gjetkë. Kështu edhe funksionarë të lartë të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë nuk mund t’i shpëtonin kësaj furtune. Ndër të parët që u arrestuan ishin: Hafiz Sherif Langu, kryetar i KMSH-së, Hafiz Mustafa Varoshi myfti i Durrësit, Hafiz Xhemal Naipi, ish-drejtor i Vakëfeve dhe politikan i mirënjohur, Hafiz Ibrahim Dalliu dijetar i shquar, patriot dhe rilindës, Ferid Vokopola, ish-deputet e shumë figura të tjera. Ndarja e “perdes së hekurt” do të kushtëzonte edhe kontaktet e KMSH-së për deri sa ajo do të ishte në funksionim. Një nga interesat e Qeverisë së re komuniste ishte të stabilizonte edhe marrëdhëniet me KMSH-në dhe të ndryshonte edhe statusin e këtij institucioni, i cili qysh nga viti 1942 kishte futur nën tutelën e vet edhe Kosovën.

Marrë nga Roald Hysa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit