3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

PERSE TRAJTIMET NATYRALE

Më të lexuarat

– Jo sepse kanë fuqi shëruese në vetvete, sepse shërimi vjen vetëm nga Zoti Fuqiplotë, por Ai ka krijuar shkaqe per sherim, e nese qellohet ilaci i semundjes, ndodh sherimi, me vullnetin e Zotit!

– Jo thjesht sepse ato jane zgjidhje alternative dhe shpresa e fundit, siç janë quajtur padrejtësisht dhe siç veprohet gabimisht nga shumica e njerëzve sot!

Por sepse:

– Janë natyrale dhe e kthejnë njeriun në origjinën e tij të krijimit, prandaj edhe ushqimet bazë të tij duhet të anojnë më tepër nga ato bimore dhe natyrale.

– Janë të sigurta per t’u perdorur. Edhe sikur të mos japin suksesin e shpresuar, ato nuk shkaktojnë asnjë lloj dëmi në organizëm, madje bejne dobi te shumta ne te.

– Nuk kanë efekte anësore të dëmshme për njeriun, sepse edhe nëse një bimë ka një lëndë të dëmshme, eliminimi i asaj lënde gjendet në një lëndë tjetër të po të njëjtës bimë, dhe nëse nuk mjafton vetë bima, atëherë gjendet një bimë tjetër që jepet nga mjeku specialist bashkë me të për eliminimin e ndonjë efekti të mundshëm anësor të padëshiruar. Në çdo rast, këto efekte anësore nuk krahasohen me efektet anësore të ilaçeve kimike.

– Veprojnë natyrshëm në shëndetin e njeriut, duke filluar me fuqizimin e sistemit imun të tij.

– Veprojnë në mënyrë të shumëfishtë kundër disa sëmundjeve dhe simptomave njëherësh, duke kërkuar për çdo lloj çrregullimi në organizëm dhe duke vepruar në rikthimin e funksionimit normal të tij, dhe nuk veprojnë vetëm kundër një sëmundje të vemte.

– Veprojnë në luftimin rrënjësor të çrregullimeve në organizëm dhe jo thjesht në mbajtjen e sëmundjes nën kontroll duke luftuar simptomat e saj.

– Ndihmojne kryesisht ne kurimin e sëmundjeve kronike, duke synuar permiresuar ndjeshem gjendjen e te semurit.

– Edhe nëse nuk japin suksesin e pritur në kurimin e një sëmundje të caktuar, ato e zbusin atë dhe riparojnë mjaft çrregullime të tjera që mund të ketë pacienti.

– Jane rival i forte i mjekesise moderne, madje ia kalojne asaj asaj per nga efektet dhe siguria.

– Kur mjeket e mjekesise moderne ia heqin shpresat te semurit se mund te sherohet, vete ata i japin nje shprese duke i drejtuar te mjekesia natyrale popullore, gje qe do te thote se njerezit vertet shpresojne ndodhjen e mrekullive tek kjo mjekesi e natyrshme, dhe kjo ndodh ne shkalle boterore.

– Dhe sepse kurat bimore janë padyshim mjekësia e së ardhmes, me dëshminë e vetë mjekëve dhe shkencëtarëve të mëdhenj të mjekësisë moderne.

Kthimi te natyra eshte zgjedhja me e mire per shendetin tuaj!

/mjekesiabimorearabe/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit