Për Kosovën s’ka rëndësi kush e fiton pushtetin në Serbi

0
48

Ramush Tahiri, këshilltar politik i presidentes Atifete Jahjaga, ka deklaruar se për Kosovën nuk ka aspak rëndësi se kush do ta formojë qeverinë e re në Serbi, pas zgjedhjeve të 6 majit.

“Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë në Kosovë, për serbët që kanë dyshtetësi, kanë kaluar mirë, edhe pse disa nga udhëheqësit serbë në Beograd kishin propaganduar se do të ndodhnin incidente”, ka deklaruar Tahiri
Ai ka lavdëruar OSBE-në për organizimin e këtyre zgjedhjeve për serbët me dyshtetësi, por ka përsëritur se qëndrimi i Kosovës ngaj këtyre zgjedhjeve është i njëjtë sikurse ndaj zgjedhjeve të secilit shtet fqinj.
“Për Kosovën nuk ka aspak rëndësi se kush e fiton pushtetin në Serbi. Varet nga qytetarët e Serbisë se kë do ta zgjedhin. Ne do të vazhdojmë dialogun në Bruksel, pavarësisht se kush do të jetë në pushtet. Është me rëndësi që marrëveshjet e arritura të implementohen dhe ajo të bëhet për të mirën e qytetarëve të të dyja shteteve, Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ndër të tjera Tahiri./BS/kohaislame