0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Përse të pendohemi?

Më të lexuarat

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ndoshta mund të më pyesësh, vëlla i nderuar:

Përse ta lë cigaren, ndërkohë që me të ndjej kënaqësi? Përse të lë shikimin e filmave të shthurur, me imoralitet, ndërkohë që kështu kënaqem? Përse të ndalem nga telefonatat provokuese, ndërkohë që ndjehem mirë? Përse të mos shikoj femrat, ndërkohë që kjo më pëlqen? Përse më bëhet vërejtje për namazin dhe agjërimin tim, ndërkohë që unë nuk dua të jem i lidhur? Përse… përse…? A nuk duhet që njeriu të veprojë çdo gjë që e kënaq, e bën të lumturohet e të ndjehet mirë? Të gjitha ato që më kënaqin quhen mëkate e, përse të pendohem?

Përpara se t’i përgjigjem pyetjeve të tua, vëllai dashur, duhet të dish se unë nuk kërkoj dhe nuk dëshiroj asgjë tjetër, përveç lumturisë dhe kënaqësisë sate e nuk kam për qëllim asgjë tjetër, përveç që ti të jesh i lumtur dhe i suksesshëm në të dy botët.

Tani po i përgjigjem pyetjeve të tua se përse duhet të pendohesh, pasi pendimi është:

1. Bindje e urdhrave të Zotit tënd, i Cili të urdhëron duke thënë: “O ju që keni besuar, pendohuni tek Allahu me një pendim të sinqertë…” Tahrim, 8. Urdhri i Allahut duhet të pranohet me bindje e dëgjueshmëri.

2. Shkak i suksesit tënd në dynja dhe ahiret. Allahu i Lartësuar thotë: “… Pendohuni të gjithë te Allahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.” Nur, 31. Zemra nuk gëzohet, nuk lumturohet, nuk kënaqet e qetësohet, vetëm se adhurimin e Zotit dhe pendim tek Ai.

3. Shkak i dashurisë së Allahut për ty. Allahu i Lartësuar thotë: “…Allahu i do ata që pendohen dhe ata që ruhen prej punëve të ndyra e të neveritshme.” Bekare, 222.A ka kënaqësi dhe lumturi më të madhe që mund të ndjejë njeriu pas pendimit, pas fitimit të dashurisë së Zotit të Tij?!

4. Shkak i futjes tënde në xhenet dhe shpëtim nga zjarri. Allahu i Lartësuar thotë: ” E pas tyre (të mirëve) erdhën pasardhës të këqij, që e lanë namazin e u dhanë pas kënaqësive (trupore), e më vonë do të hidhen në çdo të keqe (ose në Gaja). Me përjashtim të atij që pendohet dhe beson e bën vepra të mira, të tillët do të hyjnë në xhenet dhe atyre nuk u bëhet kurrfarë e padrejtë.” Merjem, 59-60. A ka ndonjë gjë tjetër që duhet të kërkojë njeriu për të qenë i lumtur sesa hyrja në xhenet?!

5. Shkak i zbritjes së begatisë dhe furnizimit me pasuri dhe pasardhës. Allahu i Lartësuar thotë: “O populli im, kërkoni falje prej Zotit tuaj dhe kthehuni Atij! Ai ju lëshon shi me bollëk dhe fuqisë suaj i shton fuqi, e mos refuzoni e të bëheni mëkatarë!” Hud, 52. Gjithashtu thotë: “Unë u thashë: ‘Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë; Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk, ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj’.” Nuh, 10-12.

6. Shkak i faljes së mëkateve dhe shndërrimit të tyre në vepra të mira. Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që keni besuar, pendohuni tek All-llahu me një pendim të sinqertë në mënyrë që Zoti juaj t’i largojë prej jush të këqijat, t’ju shpie në xhenete nën të cilët rrjedhin lumenj…” Tahrim, 8. Gjithashtu thotë: “Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve Allahu të këqijat ua shndërron në të mira. Allahu është Mëshirues, ndaj Ai falë shumë.” Furkan, 70.

Vëlla i dashur!

Anuk i meriton këto mirësi dhe të tjera të shumta përveç tyre që të pendohesh? Përse bëhesh koprrac për t’i dhuruar vetes sate lumturinë e vërtetë?Përse i bën padrejtësi vetes sate me mëkate kundrejt Allahut dhe i mohon asaj fitoren dhe kënaqësinë? Ti je i meritueshëm për t’i pasur këto mirësi me këto fryte të mëdha.

Ndihmoje veten tënde në pendimin e premtuar

para vdekjes e para se shprehet gjithçka

Fillo me të para se të mbyllësh veten

që të shndërrohen të këqijat në të mira

Përktheu: Erion Sulo

Burimijetes.com

11.06.2007

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit