11.4 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Shenajt e pranimit të pendimit

Më të lexuarat

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Vëlla i dashur!

Pendimi ka disa shenja të cilat tregojnë për saktësinë dhe pranimin e tij, prej tyre përmendim:

1. Pas pendimit e ndien veten më mirë se më parë.Çdo person e ndien këtë në veten e tij. Kush e ka drejtuar pendimin për t’u pranuar tek Allahu dhe vendimin e vendosmërinë e tij e ka të lartë, kjo tregon për pendimin e sinqertë dhe saktësinë e pranimit.

2. Nuk vazhdon frika për t’u kthyer në gjynahet të cilat të kanë shoqëruar.I logjikshmi është i sigurt se shkathtësia e shpejtësisë së Allahut është më e shpejtë se sa hapja e mbyllja e syve. Frika vazhdon të mbetet derisa engjëjt e autorizuar të sjellin qetësinë: “… Mos u frikësoni, mos u pikëlloni, keni myzhde xhenetin që u premtohej.” Fusilet, 30. Në këtë rast mënjanohet frika dhe largohet meraku.

3. Kujdesi i madh për gjynahet edhe nëse je penduar për to.Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Besimtari e shikon gjynahun e tij sikur të jetë i ulur poshtë një shkëmbi dhe frikësohet se mos shkëmbi bie mbi të, ndërsa i prishuri e shikon gjynahun e tij si një mizë që kalon majë një mali.” Të parët tanë të mirë thoshin: “Mos shiko në vogëlsinë e mëkatit që ke bërë, por shiko se kujt i ke mëkatuar.”

4. Shfaqja e gjynahut të këpusë zemrën duke u shfaqur i përulur para Zotit.Nuk ka gjë më të dashur tek Allahu se sa t’i vijë robi i tij me zemër të këputur për mëkatet e bëra, i përulur, i bindur, i nënshtruar, i penduar me zemër të përlotur tek Allahu, pa mashtruar, pa u mburrur dhe pa përbuzur të tjerët për gjynahet e tyre. Kush nuk i gjen këto në veten e tij, le t’i kthehet përsëri pendimit dhe saktësisë së tij.

5. Kujdesja në urdhërimin e gjymtyrëve.Pasja kujdes në urdhërimin e gjuhës për ta mbrojtur nga gënjeshtra, përgojimi, thashethemet dhe bartja e fjalëve. Angazhimi i saj në përmendjen e Allahut, leximin e librit të Tij.

Kujdesja për barkun; nuk ha vetëm se hallall.

Kujdesja për shikim; nuk shikon vetëm se hallall.

Kujdesja për dëgjimin; nuk dëgjon vetëm se hallall, i ruhet dëgjimit të muzikës, gënjeshtrës, të fshehtave.

Kujdesja për duart; nuk i angazhon ato në harram.

Ruajtja e këmbëve; nuk ecën me to në drejtim të mëkateve.

Kujdesja për zemrën; e pastron atë nga smira, urrejtja, sulmet.

Kujdesja në dëgjueshmëri e bindje; e bën atë të sinqertë vetëm për hir të Allahut dhe largohet nga syefaqësia dhe fama.

Përktheu: Erion Sulo

Burimijetes.com

02.07.2007

 

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit