Përse sureja el-Kehf, sipas shumë haditheve, është mbrojtje për besimtarët nga Dexhalli ndërkohë që aty në asnjë varg nuk përmendet ai??!
Të kuptuarit dhe medituarit në këtë sure është pikërisht ndaj 4 sprovave të mëdha që do të sprovohet besimtari në këtë dynja, dhe ato janë:
1- Sprova e fesë
Ruajtjen nga kjo sprovë na e përcjell historia e djelmoshave të shpellës,
2- Sprova e pasurisë
Ruajtjen ndaj së cilës na e përcjell historia e burrit që kishte dy kopshte,
3- Sprova e dijes
Ruajtjen ndaj së cilës na e përcjell historia e Hidrit dhe Musës, paqja qoftë mbi ta,
4- Sprova e pushtetit dhe pozitës
Ruajtjen ndaj së cilës na e përcjell historia e DhulKarnejnit dhe Jexhuxhëve e Maxhuxhëve.
Prof. Jumna Ebu Lejl, Allahu e ruajt
Lexojeni dhe studiojeni këtë sure madhështore!
—————
/isyourlife_AN