9 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Përse lexojmë Suren Kehf Ditën e Xhuma?

Më të lexuarat

Vazhdimisht e lexojmë suren El Kehf, e sidomos ditën e premte, mirëpo fatkeqësisht shumë nga ne nuk e dijmë urtësinë dhe mirësinë e leximit të kësaj sure.

I gjithë Kur’ani është mirësi dhe begati, pasiqë ai është fjalë e Allahut të madhërishëm i zbritur te Muhamedi a.s , ai mbetet mrekullia e përjetshme. Muhammedi a.s ka thënë: Më i miri prej jush është ai që e mëson Kur’anin dhe u mëson atë të tjerëve’’.

Sureja El Kehf ka zbritur në Mekke, dhe është pjesë e pesë sureve që fillojnë me fjalën ‘’Elhamdu lil-lahi’’ , sikur suret‘’el Fatihah, El en’am, Sebe’, Fatir” të cilat fillojnë në të njejtën mënyrë.

Leximi i kësaj sureje ka mirësi të madhe, Muhammedi a.s ka thënë: “Kush e lexon suren el kehf, Allahu i bënë dritë nga këmbët e tij deri në lartësinë e qiellit”.“kush i mëson dhjetë ajetet e pata të sures el kehf është i mbrojtur nga sprova e dexhallit”.

Veqori e sures El Kehf është se ajo përmban katër tregime, banorët e shpelles, pronari i dy kopshteve, Musai a.s me Hidrin, dhe Dhul Karnejnin. Tregimet e sures El Kehf i ndërlidhë një tematikë, këto tregime bashkojnë katër sprovat më të mëdha në këtë botë:

1. Sprova e ruajtjes së fesë, e cila është në tregimin e banorëve të shpellës.

2. Sprova e pasurisë, e cila është në tregimi ne pronarit të dy kopshtëve.

3. Sprova e diturisë, e cila është në tregimin e Musait a.s dhe Hidrit.

4. Sprova e pushtetit, e cila është në tregimin e Dhul Karnejnit .

Në këto sprova të veshtira, shtytësi kryesor është djalli i mallkuar, i cili i zbukuron ato, për këtë në mesin e sures el kehf ka ardhur ajeti Kur’anor ” (Përkujto) Kur u thamë engjëjve: “Përuluni Ademit, e ata iu përulën përpos Iblisit. Ai ishte nga xhinët, prandaj nuk respektoi urdhërin e Zotit të vet. Vallë, a në vend Timin do ta merrni për mik atë dhe pasardhësit e tij, ndërsa ata janë armiq tuaj?” Sa këmbim i shëmtuar është ai i jobesimtarëve! “[ 50, el kehf].

Për këtë Muhammedi a.s ka thënë se kush e lexon këtë sure Allahu e mbron nga dexhalli , sepse ai njerëzit i sprovon në këto katër gjëra, në fenë e tyre, pasurinë e tyre, diturinë e tyre dhe pushtetin e tyre. Muhammedi a,s në namazet e tij vazhdimisht ka kërkuar prej Allahut mbrojtje nga katër gjera, njëra prej tyre ka qenë edhe xhexhalli.

Pas cdo tregimet në suren El Kehf, Allahu xh.sh na tregon mënyrën se si te mbrohemi prej asaj sprove.

1. Sprova e ruajtjes së fesë, tregimi i banoreve të shpellës të cilet ikën për ta ruajtur fenë e tyre, Allahu i bëri ata mrekulli, duke qëndruar të fjetur në shpellë për 309 vite, pastaj u zgjuan dhe e gjetën vëndin e tyre të ndryshuar në pamje dhe në ideologji. Pas këtij tregimi Allahu xh.sh na tregom se si të mbrohemi nga kjo sprovë dhe si ta ruajm fenë: “Përkufizoje veten tënde me ata që lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, e që kanë për qëllim kënaqësinë (razinë) e Tij, dhe mos i hiq sytë e tu prej tyre e të kërkosh bukurinë e kësaj bote dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkjtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar.(28 el kehf). Andaj ruajtja e fesë dhe mbrojtja nga kjo sprovë bëhët permes shoqërisë së shendoshë.

2. Sprova e pasurisë, tregimi i pronarit të dy kopshteve i cili i mohoi mirësitë e Allahut, duke predenduar se kopshtet janë si rezultat i punës se tij, atëherë Allahu xh.sh atij i shkatërroj atij të dy kopshtet, pas kësaj ngjarje Allahu na tregon se si të mbrohemi nga sprova e pasurisë: E ti (Muhammed) paraqitjau atyre shembullin e kësaj bote që ëshë si një ujë (shi) që Ne e lëhsojmë nga qielli, e prej tij bima e tokës zhvillohet e shpeshëtohet sa që përzihet mes vete, e pas pak ajo bëhet byk (pas tharjes) që e shpërndajnë erërat. All-llahuka fuqi për çdo send. pasuria dhe fëmijët janë stoli e kësaj bote, kurse veprat e mira (frtyi i të cilave është i përjetshëm) janë shpërblimi më i mirë te Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë. (45,46 El Kehf), pra, mbrojta nga sprova e pasurisë bëhët duke e kuptuar realitetin e kësaj bote , se kjo botë është e shkurtër dhe kalimtare.

3. Sprova e diturisë, tregimi i Musait a.s dhe robit të ditur të Allahut i quajtur Hidr, Musai a.s mendoi se është njeriu më i ditur në tokë, atëherë Allahu xh,sh i tregoi se është një njeri më i ditur se ai, Musai a.s u takua me hidrin dhe mësoi prej tij, mirëpo Musai a.s nuk arriti të qëndroi gjatë më të sepse nuk ishte durimtar sa duhej, :(Musai) Tha: “Në dashtë All-llahu, do të shohësh se do të jem i durueshëm dhe nuk do të kundërshtoj ty asgjë!” (69 el Kehf), mbrojta nga sprova e diturisë është modestia dhe ruajtja nga vetpëlqimi nga dituria qe posedon.

4. Sprova e pushtetit, tregimi i Dhul Karnejnit, një pushtatar i drejtë dhe i ditur, i cili udhëtonte në lindje dhe perëndim për ti shërbyer njerëzve dhe për ti udhëzuar ata në rrugën e drejtë, derisa arriti te një popull i cili frikësohej nga sulmet e “Je’xhuxheve dhe Me’xhuxheve”, atëherë Dhul Karnjejni u ndihmoj atyrë për ta ndertuar një pendë të lartë dhe të fuqishme e cila ende i pengon ata, deri në momentin kur Allahu u jep leje që të dalin nga ajo pendë. Pas këtij tregimi Allahu na tregon se si të mbrohemi nga sprova e pushtetit: “Thuaj: “A t’ju tregojmë për më të dëshpruarit në veprat e tyre?” Ata janë veprimi i të cilëve u asgjësua në jetën e kësaj bote, e megjithatë ata mendojnë se janë kah bëjnë mirë. Të tillët janë ata që nuk besuan argumentet e Zoit të tyre as takimin (ringjalljen) e Tij, andaj veprat e tyre shkuan huq dhe në ditën e gjykimit atyre nuk do t’u jepet kurrfarë vlere. (102.104 el kehf), andaj, mbrojta nga sprova e pushtetit është sinqeriteti dhe përkujtimi i llogarisë në botën tjetër.

5. Përfunimi i sures El Kehf tregon mbrojtjen e plotë nga të gjitha sprovat, duke na rikujtuar se të gjithë do të dalim para Allahut: “Thuaj: “Unë jam vetëm njeri, sikurse ju, mua më shpallet se vetëm një Zot është Zoti juaj, e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos përziejë askë. (110, El Kehf). Njeriu gjatë gjithë jetës se tij është në sprovë të vazhdueshme, andaj leximi dhe meditimi i kësaj sure është mbrojtje e vazhdueshme për besimtarin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit