1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Përse habitet perëndimi nga ndjeshmëria e muslimanëve?

Më të lexuarat

Nëse do të shohësh me kujdes atë që ndodh në perëndim, vë re se shoqëria është tejet indiferente ndaj fesë dhe kjo për shumë shkaqe dhe për faktin se ajo në përgjithësi ka një të kaluar të hidhur në mardhëniet me fenë (fenë krishtere).
Nga ana tjetër shekularizmi edhe pse duket sikur ka gjetur telat e bashkëjetesës me fenë, ai luan një rol tejet negativ tek njerëzit, të cilët i ka bërë thuajse skllevër të materializmit dhe të zhveshur nga çdo shenjtëri, gjë e cila i ka gërryer nga ana shpirtërore dhe i ka kthyer thjesht në njerëz konsumatorë, ku qëllimi final është të arrinë çtë mundin në shkallët e karrjerës dhe të plotësojnë në maksimum (shpesh në shfrenim) qejfet dhe epshin.

Por po ti shtosh kësaj dhe mosnjohjen e thellë të fesë Islame, ku hera herës një numër jo i pakët i perëndimorëve e njeh jo në pamjen e saj reale apo të deformuar; ndaj dhe shumë prej tyre kur përballen me reagimet e muslimanëve habiten, gjë që shtyn një pjesë të mirë të tyre të shuajnë kureshtjen duke marrë informacion më të sakta e kështu të njihen me Islamin e vërtetë, ku një pjesë bëhen ose dashamirës e mirëkuptues të ndjenjave të muslimanëve, ose përqafues të kësaj feje, ku duhet pohuar se pas çdo ndodhie të tillë, ka një numër jo të pakët perëndimorësh që përqafojnë Islamin.
Muslimanët jetojnë çdo ditë me Profetin Muhame, ndaj dhe zemërohen me fyerjen e tij (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të).

Bledar Tefik Haxhiu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit