-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Përse Enveri nuk i hapte kufijtë e Shqipërisë? Flet mjeku francez: Ma tregoi vetë ‘sekretin’…

Më të lexuarat

Mbyllja e Shqipërisë me vendet e huaja është një ngjarje që mbetet ende mister në fakt.

Por në një intervistë të fundit me Albert Zholin, mjeku francez i Enver Hoxhës, ka rrëfyer diçka lidhur me këtë vendim të ish-diktatorit.

Dr. Luçi citon:

“Doktor, unë do t’i mbaj kufijtë mbyllur edhe për disa vjet, sepse ky vend duhet ndërtuar dhe ky popull duhet ndërgjegjësuar. Në qoftë se unë do të hap kufijtë, shumica dërmuese do të emigrojë, siç kanë bërë në shekuj…”.

Ky është sekreti që ish-diktatori komunist, Enver Hoxha, i ka pohuar mjekut francez, Pol Miliez, ndërsa ai e pyeti se cila ishte arsyeja që ai po e mbante Shqipërinë të izoluar.

Një detaj mjaft interesant ky që mbërrin nga vijimi i rrëfimit të ish-zbuluesit politik të Shqipërisë në Francë, Hasan Luçi, posaçërisht për “Albanian Free Press”, mbi figurën e profesorit të njohur francez, Pol Miliez, i cili drejtonte edhe Shoqatën e Miqësisë, Francë-Shqipëri dhe që ditën e vdekjes së Enver Hoxhës, më 11 prill 1985, dha një intervistë rreth tij në kanalin TF 2.

“Përveç Shqipërisë nuk ka vend tjetër komunist që t’i këtë mbetur besnik Stalinit”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit