4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Përse ateistët shqetësohen aq shumë nëse thua që dikush do të jetë në Xhehenem?

Më të lexuarat

Nga Rilind Dauti
Përse ateistët shqetësohen aq shumë nëse thua që dikush do të jetë në Xhehenem?
Kjo nuk është diçka që luan ndonjë rol në punët e kësaj bote, si p.sh. dikush që për arsye fetare thotë se është kundër homoseksualizmit, ashtu që të polemizosh me të nga frika që nëse vijnë në pushtet njerëzit si ai, mund të ta mohojnë të drejtën e të qenit gej.
Mirëpo, çka ndryshon për ty nëse dikush e jep mendimin se ndonjë person i ndjerë do të jetë në Ferr? Në veçanti nëse edhe ashtu nuk e beson Zotin dhe botën tjetër.
Madje edhe nëse e beson jetën e përtejme, nuk duhet të të shqetësojnë mendimet e njerëzve përderisa je i bindur që shpërblimi apo dënimi është vendim i Zotit, apo nga mësimet e fesë që i takon, ke besim të caktuar se çka do të ndodh me ty pas vdekjes.
Ja, neve muslimanëve nuk na shqetëson fare besimi i të krishterëve që ne muslimanët do të jemi në Ferr sepse nuk e besojmë Jezusin si zot dhe shpëtimtar.
Ne jemi të bindur për të kundërtën: në Xhehenem do të jenë ata që nuk e besojnë Zotin si Një dhe Muhamedin si të dërguar të Tij.
Kush ka të drejtë, do ta shohim në botën tjetër. Ndërsa në këtë botë, nuk është e drejtë e askujt të përzihet në besimin e tjetrit.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit