Forcat izraelite kanë gjuajtur 50 raketa në territorin e Libanit pas nje sulmit ndaj autokolonës ushtarake izraelite të mërkurën.
Sulmi ishte kryer nga pjesëtarë e grupit të cilët e vetën e quajnë “dëshmorët heroik të Quneitras”, duke sugjeruar se sulmi erdhi si reagim ndaj sulmeve ajrore të Izraelit në Lartësinë Golan më 18 janar, ku humbën jetën gjashtë anëtarë të Hezbollahut dhe gjenerali iranian.
Ushtria izraelite ka konfirmuar se një predhë antitank kanë goditur automjetin izraelit në afërsi të kufirit me Libanin. Zyrtarët libanez kanë thënë se forcat e Izraelit kanë gjuajtur ndaj fshatrave kufitare Majidiyeh, Abbasiyeh dhe Kfar Chouba. Asnjëra palë nuk ka raportuar për viktima eventuale.