20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Turqia pas dy vitesh e gatshme për të qenë plotësisht në BE

Më të lexuarat

Ministri turk i Çështjeve të BE-së dhe Kryenegociatori, Volkan Bozkër (Volkan Bozkır), tha se Turqia do të jetë e gatshme pas 2 vjetësh për të marrë pjesë dhe për të qenë plotësisht pjesë e BE-së,  raporton Anadolu Agency (AA).

 

Ministri Bozkër në një vizitë zyrtare në Madrid të Spanjës ka vlerësuar për gazetarin e AA-së pikat e arritjeve dhe zhvillimet në rendin e ditës në lidhje me procesin e anëtarësimit të plotë të Turqisë në BE. Bozkër i cili shprehet se procesi i anëtarësimit të Turqisë në BE në tetë vitet e fundit në të cilin negociatat janë menduar se kanë ndaluar, në të vërtetë janë zhvilluar shumë punë të rëndësishme. Ai thekson se: “Qëllimi ynë është që të lartësojmë Turqinë në standardet e BE-së. Në fakt, ne mund të flasim për një Turqi që nga 28 kapituj ka mbyllur 14 prej tyre. Dhe dy vjet më vonë, Turqia do ti ketë të mbyllura të gjitha kapitujt. Kështu, niveli i Turqisë në aspektin e Aktit Komunitar (Acquis Communautaire) do të jetë në atë të nivelit të BE-së”.

 

Bozkër gjithashtu thekson se edhe sot gjendja ekonomike e Turqisë është më e mirë se 22 vendeve të BE-së dhe se tani Turqia është njëra nga dy vendet e cila plotëson kriteret e Maastricht. Bozkër i cili ka deklaruar se Turqia ka befasuar BE-në në procesin e anëtarësimit, por nuk ka ndonjë gjë për tu befasuar që Turqia do të jetë gati pas 2 vitesh për të marrë pjesë plotësisht në BE, ka shtuar më tej duke theksuar se Bashkimi Evropian nuk e ka luksin të mos anëtarësojnë Turqinë. Sot janë paraqitur kushte të atilla që kanë krijuar një mjedis ku BE ka nevojë edhe më shumë se më parë për Turqinë.

 

Ministri i Çështjeve për BE-në ka theksuar se: “Të vërtetat e ditëve të sotme e kanë bërë të pamundur që BE-ja të jetë një shoqatë e vërtetë e krishterë. Në botën islame Turqia edhe pse është e rrethuar nga zjarre të ndryshme është vendi i vetëm ku zbatohet demokracia, laicizmi dhe zbatohet ekonomia e tregut të lirë me një stabilitet politik dhe ekonomik”.

 

– Sulmi ndaj “Charlie Hebdo” –

 

Bozkër pas sulmit ndaj zyrave të revistës “Charlie Hebdo” në Paris të Francës duke vlerësuar pikat e dobëta të sigurisë në Europë theksoi se në rast të bashkëpunimit Turqia do të ketë një rol shumë të rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit. Ai ka theksuar se pa Turqinë nuk mund të ketë një sistem të sigurisë kolektive evropiane. Sipas tij kjo është në kundërshtim me natyrën e gjërave.

 

– “Dalja nga euro është si dorëheqje nga mandati i deputetit”

 

Bozkër ka vlerësuar dhe zgjedhjet në Greqi, duke deklaruar se Greqia duke përdorur avantazhin e të qenurit fëmija i përkëdhelur i Europës kaloi në Euro. Por dalja nga ajo është si dorëheqje nga mandati i deputetit, nëse parlamenti nuk e pranon nuk mund të dalësh.

 

“Para qeverisë së re në Greqi ka shumë probleme serioze. Aktualisht ata nuk do të donin të hapnin një front të vështirë me Turqinë. Nuk pres ndonjë qëndrim negativ në politikën me Turqinë apo me Turqit e Trakesë Perëndimore. Edhe në lidhje me zgjidhjen e çështjes së Qipros nuk pres ndonjë hap të ndryshëm nga aktualet që janë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit