-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Përplasje fizike në Kuvendin e Kosovës

Më të lexuarat

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, doli te foltorja duke e spërkatur me ujë kryeministrin Kurti dhe zv/kryeministrin Bislimi, por si kundërpërgjigje edhe ai u godit me një shishe qelqi në fytyrë nga zv/kryeministri Bislimi

Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) janë konfrontuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje (VV) në pushtet, në mes të një debati të nxehtë në shtëpinë ligjvënëse, raporton Anadolu.

Fillimisht, deputetë të partisë më të madhe opozitare, PDK-së, por edhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), kritikuan pushtetin për bashkëpunim me Listën Serbe, pas publikimit të një përgjimi telefonik që doli këtë javë midis shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari, me ish-deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq.

Pas fjalëve të deputetëve, kryeparlamentari Glauk Konjufca i dha të drejtën e fjalës kryeministrit Kurti, i cili doli në foltore ku u vendos një pllakatë me përshëndetjen “Zdravo”, e cila u përdor njëjtë në bisedën e Kusarit me Simiq.

Derisa kryeministri Kurti po fliste, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e vendosi një fotografi të Kurtit me hundë të gjatë po ashtu në këtë foltore, ndërsa me një reagim të shpejtë këtë fotografi e hoqi zv/kryeministri Besnik Bislimi.

Pas kësaj, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, doli te foltorja duke e spërkatur me ujë kryeministrin Kurti dhe zv/kryeministrin Bislimi, por si kundërpërgjigje edhe ai u godit me një shishe qelqi në fytyrë nga zv/kryeministri Bislimi.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetëve nga të dyja palët, atyre të VV-së dhe PDK-së, të cilët dolën rreth foltores dhe patën një përplasje fizike që ka zgjatur për më pak se një minutë.

Kryeparlamentari Konjufca kërkoi që në sallën e seancës plenare të vijë policia ndërsa seanca shkoi në pauzë për 30 minuta.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit