-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Përplasja e limuzinës së dasmës lë të vdekur 20 persona në New York (Foto)

Më të lexuarat

20 persona kanë mbetur të vdekur në një aksident ku u përfshi një limuzinë që po transportonte njerëz për në dasmë në shtetin amerikan të New Yorkut, raporton BBC.

Policia e Shtetit tha se dy automjete u përfshinë në aksident të shtunën në mbrëmje në qytetin Schoharie.Dëshmitarët okularë përshkruan se një limuzinë të stilit SUV doli nga rruga dhe përplas te një turmë këmbësorësh në një dyqan afër një kryqëzimi të zënë.

Shkaku i përplasjes është i paqartë dhe janë duke u zhvilluar hetime.

Bill Waterson, i cili tha se ishte i ftuar të merrte pjesë në dasmën prej nga po udhëtonte limuzina, tha se nuk mund të besonte atë që ai kishte parë, duke e përshkruar atë si “të tmerrshëm”, njoftoi Union Albany Times.

Një gazetar për lajmet lokale të lajmeve ‘Spectrum News’, Mercedes Williams, postoi disa foto dhe pamjet nga vendi i ngjarjes, i cili ndodhi pranë një dyqani dhe kafeneje në rrugët 30 dhe 30A në Schoharie.

Fotografitë tregojnë një varg të gjatë të automjeteve të shërbimeve emergjente që mbulojnë rrugët, të cilat ishin të mbyllura për trafik.

Dëshmitarët okularë thanë se një numër njerëzish që ishin duke hyrë dhe duke dalë nga dyqani u goditën në incidentin e së shtunës, njoftoi një media lokale.

“Kam dëgjuar një zhurmë të madhe, pashë shumë njerëz këtu në parkingun e “Apple Barrel” (dyqan dhe kafe) dhe pastaj dëgjova ulërima”, tha Bridey Finnagen, i cili jeton aty pranë.

Kapiteni i Policisë së Shtetit të Nju Jorkut, Richard O’Brien tha të dielën se hetimi është ende në “fazat e saj të hershme”, duke shtuar se ishin përfshirë “disa” njësi të veçanta policore, duke përfshirë një njësi të identifikimit të fytyrës dhe një ekip droni.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit