Alarmi i ndotjes në det në Korsikë për shkak të përplasjes mes dy anijeve, incident që ndodhi të dielën në mëngjes rreth 14 milje nga Capo Corso. Sipas rojës bregdetare italiane, anija Virginia CLS, që mban flamurin qipriot, ka humbur nga përplasja me anijen e Ro-Ro “Ulysse” (që mban flamurin tunizian) rreth 600 metra kub naftë, duke krijuar një rrip toke të ndotur rreth 10 kilometra katrorë.
Përplasja – Përplasja, sipas raporteve nga kapiteneria e Genoa-s, ndodhi mes të anijes tuniziane “Ulysses”, që transportonte kamionë dhe makina dhe anijes tregtare me kontejner-mbajtëse “Cls Virginia”, që mban flamurin qipriot. Dhe është pikërisht nga kjo anije që është derdhu karburanti në det.
Nga hetimet e para, duket se Virginia Cls, ishte e ndaluar në momentin e përplasjes. “Ulisse”, për shkaqe që duhet të sqarohen akoma, nuk e ka parë anijen tjetër dhe e ka goditur në anë. Nga informacionet, asnjë nga ekuipazhet e dy anijeve nuk është plagosur.
Ndërhyrja për të ruajtur mjedisin – Pas përplasjes, alarmi i ndotjes u dha menjëherë, me autoritetet franceze që koordinonin ndërhyrjet dhe gjithashtu përfshinë dhe Italinë. Në det dolën disa njësi të të dy vendeve, ndër të cilat mjetet e specializuara në operacionet e kontrollit të substancave ndotëse dhe në rikuperimin e ujërave.
Operacionet, kanë të bëjnë me vendosjen e paneleve të kontrollit për të kufizuar zhvendosjen e hidrokarbureve dhe rikuperimin e ujit të ndotur.