10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Erdogan: Turqia, “lamtumirë” hua nga FMN!

Më të lexuarat

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se vendi i tij ka mbyllur përgjithmonë kapitullin e huave nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Duke folur në mbyllje të një takimi me përfaqësues të AK Party nga e gjithë Turqia, Erdogan preku pikën e ndjeshme, ekonominë, aty ku ai më së shumti argumenton suksesin e qeverisjes së tij, sidomos kur është fjala për FMN-në, prej së cilës është e varur një pjesë e mirë e botës.

“Turqia sot është shumë larg që të ketë nevojë për një hua apo asistencë teknike nga FMN”, tha Erdogan, duke shtuar: “Turqia ka mbyllur përgjithmonë kapitullin e huasë te FMN”, shtoi presidenti turk.

Erdogan foli për rastin e gazetarit të zhdukur saudit të Uashington Post-it, Jamal Khashoggi, i cili pas hyri në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, thuhet se nuk doli më që aty, ngjarje e ndodhur në datë 2 tetor.

“Ne po shqyrtojmë hyrjet dhe dalin nga konsullata, ne duam rezultate në kohën më të shkurtër të mundshme”, tha Erdogan, duke shtuar se ai po e ndiqte rastin. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit