3 C
Pristina
Thursday, December 5, 2024

Përpjekja e fëmijëve për vetëvrasje në kampin grek të refugjatëve

Më të lexuarat

Në kampin Moria në ishullin grek të Lesbos, ushtrohet dhunë vdekjeprurëse, ka mbipopullim, kushte të tmerrshme sanitare dhe tani një bamirës thotë se fëmijët më të vegjël se 10 vjeç përpiqen të bëjnë vetëvrasje.

“Ne gjithmonë jemi gati për tu arratisur, 24 orë në ditë ne i kemi fëmijë tanë gati,”-thotë Sara Khan, me origjinë nga Afganistani.”Dhuna do të thotë që fëmijët tanë nuk arrijnë të flenë.”

Ajo Sara shpjegon se familja e saj kalon gjithë ditën në rradhë për të marrë ushqim në kamp ndërsa natën janë gati për të vrapur, nga frika e luftimeve që shpërthejnë vazhdimisht.

Kushtet janë aq të tmerrshme. Vendi mban erë të ujërave të zeza të papërpunuara, dhe ka rreth 70 vetë për tualet, sipas organizatën bamirëse Medicien Sans Frontieres (MSF).

Disa njerëz jetojnë në kabinat e lëvizshme, ndërsa të tjerë në tenda dhe çarçafë.

Kampi po shtrihet tani në fshatrat përreth. Një çadër strehon 17 vetë, katër familje nën një ‘shtëpi’.

Një nënë përshkruan feçet në dyshemenë e strehëzës me të cilën jeton së bashku me foshnjen saj të vogël 12 ditëshe.

Dhuna në kamp është ekstreme. Në maj, qindra kurdë ikën për shkak të një beteje të madhe kryesisht midis burrave arabë dhe kurdëve.

Aliu, i cili tani është larguar nga kampi, thotë se kur arriti në Moria me familjen e tij zbuloi se ekzistonte atje sekretarizmi dhe racizmi, qoftë midis sunive dhe shiitëve, apo kurdëve, arabëve dhe afganëve”.

Ai shton se konflikti midis grupeve rebele në Siri është ulur edhe brenda portës së kampit të refugjatëve.

“Është si lufta në Siri dhe madje edhe më e shëmtuar. Ne kemi dëgjuar për raste të përdhunimit atje, ngacmimeve seksuale,”-thotë ai.

Mjekët po punonjë në kamp së bashku me organizatën bamirëse MSF.

MSF fillimisht u largua nga ishulli për të protestuar për kushtet, por tani ka hapur një klinikë jashtë portës sepse nevoja ishte e madhe.

Ata thonë që fëmijët që marrin trajtim kanë sëmundje të lëkurës të shkaktuara nga higjiena e keqe në kamp, dhe sëmundjet e frymëmarrjes nga gazi lotsjellës që hidhet nga policia për të shuar konfliktet mes refugjatëve.

Problemet e shëndetit mendor janë të shumta. Punonjësit thonë se u është dashur të merren me fëmijët në moshën 10 vjeç që tentojë vetëvrasjen.

“Është diçka që po shohim vazhdimisht”, thotë Luca Fontana, koordinatore e Lesbos për MSF, duke shtuar se po raportojnë kushtet për agjencinë e OKB-së, UNHCR dhe Ministrinë e Shëndetësisë së Greqisë.

“Pavarësisht faktit se ne po përpiqemi t’i zhvendosim këta fëmijë në Athinë, sa më shpejt që të jetë e mundur, kjo nuk po ndodh. Ata janë ende këtu”.

Kampi u hap në 2015 dhe fillimisht ishte projektuar si një vend tranzit për njerëzit që të qëndronin aty për disa ditë, por disa prej tyre kanë qenë këtu prej vitesh.

Ai kontrollohet nga qeveria greke dhe mbipopullimi është për shkak se Greqia po zbaton politikën e “kontrollit” të BE-së, duke i mbajtur njerëzit në ishull dhe jo duke i transferuar në Greqi.

George Matthaiou, një zëdhënës shtypi i qeverisë greke në Moria, pranon se kushtet janë të tmerrshme, por fajëson BE-në e jo Greqinë.

“Ne nuk kemi para, ju e dini situatën ekonomike të Greqisë,” thotë ai. “Unë dua të ndihmoj, por unë nuk mund të bëj asgjë, sepse Bashkimi Europian i mbylli kufijtë.”

Luca Fontana, i cila ka punuar në të gjithë botën në zonat e konfliktit, thotë se kampi është vendi më i keq që ka parë në jetën e tij.

Ai punoi gjatë shpërthimeve të Ebola në Afrikën Perëndimore, por thotë: “Kurrë nuk kam parë nivelin e vuajtjes që po dëshmojmë këtu çdo ditë. Edhe ata që ishin prekur nga Ebola ende kanë shpresë për të mbijetuar ose kanë mbështetjen e familjes së tyre, shoqërisë, fshatit, të afërmve të tyre. Këtu, shpresa është hequr nga sistemi “

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit