Me shkollat e ngritura nëpërmjet një fondacioni të themeluar në vitin 1993, FETO është rrënjosur përgjatë kohës afërsisht 25 vjeçare
ANKARA (AA) – Organizata terroriste FETO e cila ka lulëzuar dhe është rrënjosur në Shqipëri në fillim të viteve 1990, ashtu si në të gjitha vendet e tjera në botë po përjeton ditë të vështira edhe me iniciativat diplomatike të Turqisë, por edhe me shpjegimin ndaj popullit shqiptar të tentativës për grushtit të përgjakur më 15 korrik të vitit të kaluar në Turq,i ku kanë humbur jetën 249 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Shqipëria e cila ka një vend të rëndësishëm në strukturimin e organizatës terroriste në Ballkan, është njohur në fillim të viteve 1990 me strukturën e FETO-s e cila kryer veprimtari duke shfrytëzuar ndjenjat fetare dhe shpirtërore të popullit.
Me shkollat e ngritura nëpërmjet një fondacioni të themeluar në vitin 1993, FETO është rrënjosur përgjatë kohës afërsisht 25-vjeçare.
FETO e cila ka shkolla fillore dhe të mesme në kryeqytetin e vendit, Tiranë, si dhe në Shkodër e Durrës, ajo ka ofruar arsim në këto shkolla për fëmijët e biznesmenëve dhe politikanëve në vend. Organizata në këtë mënyrë për vite me rradhë ka arritur të marrë nën ndikim pozicione në biznes, politikë dhe ekonomi.
Organizata FETO e cila edhe arsimin fetar e vëren si derë të ardhurash në arsimin e lartë ka marrë nën kontrollin e saj dy universitete në Shqipëri. Ajo nëpërmjet një fondacioni të themeluar në vitin 1994 ka marrë nën kontroll edhe arsimin fetar, ku pasi privatizoi shkollat që ofronin arsim falas në Kavajë, Korçë, Berat, Elbasan dhe Tiranë, hapi një derë tjetër të ardhurash me paratë që mbledh nga prindërit nën emërtimin “donacion”.
FETO kontrollon arsimin fetar me vulën e KMSH-së
Organizata, studentët shqiptarë të cilët janë të afërt me organizatën dhe që janë arsimuar në Turqi pas kthimit në vend duke i vendosur brenda Komunitetit Musliman të Shqipërisë (KMSH) ka marrë nën kontroll edhe komunitetin. Ndër të tjera theksohet se organizata terroriste ka ndikuar edhe në zgjedhjen e kryetarit aktual të KMSH-së i cili nuk është teolog.
FETO në vend është në kontakt me institucione dhe organizata që veprojnë në shumë fusha që nga kurset e gjuhëve të huaja, e deri tek organizatat e shoqërisë civile, në turizëm, media dhe në shtëpitë botuese.
Krahas të ardhurave që përfiton nga institucionet e saj, FETO për vite me radhë me paratë e mbledhura si “himmet” siguron një forcë të madhe financiare për veten, bashkë edhe me ndihmat si fitre, zekat të cilat i mbledh duke përdorur ndjenjat fetare të popullit. Ndërsa punët e saj kanë nisur të përmbysen mbrapsht me tentativën e përgjakur për grusht shteti që kreu në Turqi më 15 korrik 2016.
Duke i shpjeguar për vite me radhë popullit shqiptar se “kryen aktivitete në vend me mbështetjen e Turqisë”, FETO, pas tentativës për grushtit duke përdorur organet e medias që ka nën kontroll nuk ka mundur të gënjejë popullin e Shqipërisë me “propagandën e zezë” që ajo ka kryer. Shqiptarët dashamirës të Turqisë nuk i kanë kushtuar vëmendje gënjeshtrave të FETO-s pasi kanë mësuar fytyrën e vërtetë të ngjarjes, kryesisht nga televizionet turke dhe faqet e lajmeve.
Me humbjen e mbështetjes së popullatës FETO ka marrë goditje të rënda edhe me përpjekjet diplomatike të Turqisë. Me urdhër të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, është bërë i mundur ndalimi i simboleve turke në institucionet arsimore të cilat FETO i prezanton në opinionin publik si “shkolla turke” dhe gjithashtu “sikur të mos kishte ndodhur asgjë” janë hequr edhe flamujt e Turqisë.
Fondacioni Maarif ka prishur llogaritë e FETO-s
Kjo iniciativë e madhe ka bërë që organizata në Shqipëri të përjetojë vështirësi ekonomike, ku për këtë populli ka një efektivitet. Ndërprerja e dhënies “himmet” nga populli i ndërgjegjësuar, dhe mos kryerja e donacioneve si fitre dhe zekat apo kurbane të cilat nuk dihen se ku përdoren, ka shkaktuar tharjen e burimeve financiare të organizatës.
FETO, e cila institucionet arsimore i vëren si “kështjella e fundit” është vendosur në udhë pa krye edhe me nisjen e punimeve në vend nga fondacioni Maarif. Duke mos dashur që të humbasë institucionet arsimore që ka në vend organizata ka nisur të përdorë për reklamë edhe ambientet fetare pasi nuk ka marrë regjistrime të mjaftueshme për nxënës nëpër shkolla.
Diplomat e shkollave të FETO-s nuk njihen në Turqi
Pas vendimit nga Turqia për mos njohjen e diplomave të shkollave të lidhura me FETO-n, bëhet e ditur se gjatë hutbeve dhe predikimeve të vazës gjatë namazit të xhumasë në Shqipëri bëhen sugjerime ndaj prindërve të cilët janë efektivë në këtë vendimmarrje që të dërgojnë nxënës nëpër shkollat e lidhura me organizatën.
Për thirrjet e bëra nga xhamitë kryesisht për tërheqjen e nxënësve për 5 medresetë e lidhura me KMSH-në nën kontrollin e organizatës, vihet në dukje se popullata nuk i ka kushtuar vëmendje FETO-s, i cili ka humbur edhe reputacionin fetar për arsye se kanë “shkaktuar vdekje” në tentativën për grusht shteti.
Sukseset e vjetra i tregojnë si të sapofituara
Një prej shembujve që tregon situatën serioze të anëtarëve të organizatës është reklama e nxënësve të cilët kanë arritur suksese të caktuara me arsimin që kanë marrë më parë në shkollat që tashmë nuk mundin të marrin më suksese dhe që ato i tregojnë nëpër gazetat lokale si “suksese të sapofituara”.
Populli shqiptar, duke u nisur nga shembulli i Turqisë, pritet që të pastrohet sa më parë nga FETO për të mos u përballur me situata negative të ngjashme. Kryesisht pastrimi i Komunitetit Musliman të Shqipërisë nga elementët e FETO-s pritet që të sjellë në detyrën e tij të vërtetë KMSH-në i cili është larguar nga vlerat fetare, dhe ka viktimizuar qytetarët duke bërë me pagesë nëpërmjet “donacioneve” medresetë që janë falas.
Duhet të ndërmerren hapat e marrëveshjes së sigurisë
Në mesin e pritshmërive janë edhe zbatueshmëria e angazhimeve të qeverisë shqiptare në këtë pikë, ku kërkohet zbatimi i marrëveshjes së “bashkëpunimit në fushën e sigurisë”, të nënshkruar mes vendit mik dhe aleat Turqisë dhe Shqipërisë, e publikuar në gazetën zyrtare më 9 korrik 2015.
Sipas marrëveshjes, palët, në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe nëpërmjet autoriteteve të tyre kompetente angazhohen të bashkëpunojnë në fushën e parandalimit të kërcënimeve ndaj rendit dhe sigurisë publike, të japin ndihmë të ndërsjellë në parandalimin dhe zbulimin e krimeve, dhe në kërkimin e personave që kanë kryer krime.
Ndër të tjera në marrëveshje, përcaktohen edhe fushat e bashkëpunimit mes dy vendeve, konkretisht kundër personave shkelës të të drejtave themelore të njeriut, si për jetën, shëndetin dhe liritë, kundër organizatave të krimit të organizuar, terrorizmit dhe financimit të tij, hyrjeve ilegale dhe trafikimit të qenieve njerëzore, kundër krimeve si veprat penale të cilat mund të kryhen nga investitorë të huaj apo pastrimit të parave si dhe në gjetjen e njerëzve të humbur apo të cilët janë në kërkim.
Një ndër pikat e marrëveshjes është edhe emërimi i personave përgjegjës në ambasada me qëllim rritjen e bashkëpunimit mes dy palëve në kuadër të marrëveshjes, për forcimin e mëtejshëm të koordinimit dhe pikat për “zbulimin e financimeve të përdorura nga prania e krimeve të organizuara si dhe procedurat për konfiskimin e tyre”.
Ndër të tjera theksohet se me kalimin në veprim sipas marrëveshjes mund t’i jepet fund plotësisht pranisë së FETO-s në vend e cila ka një strukturim intensiv në Shqipëri.